AKTUALITET

Sa dobët! Raporti i DSIK, numër i madh i atyre që nuk kalojnë Vettingun

15:24 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga 800 subjekte rivlerësimi në procesin e Vettingut, 200 prej tyre kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën.




Të paktën kështu mësohet sipas Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar e njohur si DSIK. E ndërsa ky informacion i konsideruar si sekret, tanimë mund të ndahet me publikun. Kjo pasi DSIK dhe Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të pasurisë, janë të detyruara të japin informacion mbi subjektet që i nënshtrohen Vettingut.

Këtë detyrim e ka përcaktuar Gjykata Administrative. Kjo e fundit ka vlerësuar se e dhëna statistikore mbi subjektet që kanë rezultuar të papërshtatshëm për të vazhduar detyrën, ka interes të madh për publikun dhe si e tillë duhet t’u vihet në dispozicion.

Kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë kërkesës së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që i kishte kërkuar DSIK informacion statistikor për ata që kanë rezultuar si të papërshtatshëm për të vazhduar detyrat.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.