SPORT

Si degjeneroi sherri i Messi-t dhe Sampaolit: Më pyete 10 herë për futbollistët që preferoja

21:33 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kupa e Botës për Argjentinën nuk ka qenë ajo që ndoshta ata kishin menduar. Marrëdhëniet midis stafit teknik të kryesuar nga Sampaoli dhe lojtarëve nuk ka qenë e mirë dhe këtë e dimë të gjithë.




Këtë gjë e pasqyron dhe gazetari argjentinas Ariel Senosiain në librin e tij “Bota është histori”, i cili ka zbuluar një debat të ashpër mes futbollistëve dhe trajnerit Sampaoli, shkruan “Marca”. Situata ishte e tensionuar sa që u desh që lojtarët të kërkonin një mbledhje urgjente me trajnerin dhe asistentët e tij.

Qëllimi i mbledhjes ishte për ti bërë të qartë Sampaolit se futbollistët nuk kishin më besim tek ai.

“Ne nuk e kuptojmë se çfarë thua, nuk besojmë më tek ty dhe duam të kemi një mendim tuajin për këtë gjendje”, ishin fjalët e futbollistëve drejtuar teknikut të Argjentinës.

Ndërsa gazetari shton se Messi i është drejtuar trajnerit duke i thënë: “Më pyete 10 herë se cilin futbollist dëshiroja unë që të aktivizohej dhe se cilët lojtarë nuk doja. Dhe unë nuk të përmenda kurrë asnjë emër. Më thuaj para të gjithëve, a të përmenda ty ndonjë emër?”.

Të jetë e vërtetë ose jo, dështimi i Argjentinës në këtë Kupë Bote na lë të kuptojmë se diçka brenda grupit nuk ka funksionuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.