EKONOMI

Tatimet paralajmërojnë qytetarët: Kujdes me detyrimet e prapambetura!

16:20 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se, në kuadër të reformës së deregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dije se bizneset dhe qytetarët, të cilët paguajnë taksa dhe tarifa vendore tashmë mund të printojnë njoftim detyrimin si dhe të kryejnë likuidimet përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë. Po ashtu, në kryerjen e kërkesave të ndryshme pranë D.P.T.T.V, bizneseve dhe qytetarëve nuk do t’u kërkohet asnjë dokument që mund të nxirret nga punonjësit e administratës.




Së shpejti njofton Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, të gjithë subjektet dhe qytetarët do të mund të aplikojnë dhe të pajisen me vërtetim për likuidimin e taksave dhe tarifave vendore përmes platformës elektronike e-Albania. “Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar, gjithashtu, të gjithë subjektet, të cilët rezultojnë debitorë ndaj Bashkisë Tiranë, të shlyejnë detyrimet brenda afateve të përcaktuara në nenin 89 i ligjit 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të shmangur masat e mëtejshme. Mospagesa e detyrimit tatimor brenda afateve ligjore do të shoqërohet me marrjen e të gjitha masave për vjeljen e detyrimeve tatimore, të parashikuara nga kreu XI, neni 88 e në vijim i ligjit 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, paralajmërojnë ata”-thuhet një njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.