Kryesore

Teatri, Basha: Fusha SHPK nuk do gëzojë asgjë, minat do t’ju vëmë kullave me…

13:12 - 20.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi lexoi disa arsye pse ligji për shembjen e Teatrit është një aferë korruptive, Lulzim Basha ishte i drejtpërdrejt me kompaninë Fusha SHPK që do të ndërtojë ndërtesën e re.




Popullit i lind e drejta për të rezistuar me të gjitha format dhe mënyrat. Jo vetëm për Teatrin por që fati i Teatrit, të mos vijë në derën dhe shtëpinë e tyre. Fusha SHPK nuk ka asnjë shans të gëzojë frytet me një ndërmarrje kriminale. Çdo veprim i Fusha SHPK do të jetë subjekt i një ligji anti-mafia. Do t’ju sekuestrojmë çdo centimetër katror tokë apo çdo cent për shkeljet që do iu konstatojmë. Minat do t’ja u vëmë dhe kullave tuaja, me ligj”, deklaroi Basha.

Basha theksoi qëndrimin e pandryshuar të Partisë Denokratike, për të mos u dorëzuar në përpjekjen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit, nga prishja e planifikuar nga qeveria.

Ne jemi të vendosur të mbrojmë Teatrin Kombëtar nga prishja dhe tjetërsimi i pronës së tij, nga ana e oligarkëve të Edi Ramës. Ndjejmë keqardhje që asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka reaguar për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer me këtë sjellje të tyre”, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës tha se plani për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga Rama që para 20 vitesh, kur ishte Ministër i kulturës, por atëherë nuk ia doli.

Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një ligj special për një individ të vetëm, apo për një kompani të vetme. Ligjet janë për të gjithë të njëjtë dhe ne nuk mund të votojmë në mënyrë antikushtetuese një ligj të posaçëm, për të favorizuar lakejtë e Edi Ramës, që synojnë të pastrojnë paratë e drogës. Plani i Ramës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ka nisur që para 20 vitesh, kur ai ishte ministër i Kulturës dhe tani po bën gjithçka për të realizuar këtë plan ogurzi të tij”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Basha nuk ngurroi ta cilësojë një atentat me pasoja të rënda për lirinë e pronës dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë, kalimin e këtij ligji në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.