Kryesore

Basha bën akuzën e fortë: Prela dhe Marku fshehin përgjime që lidhin Dakon e Gjiknurin me bandat

19:56 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në “Facebook”, ka akuzuar drejtuesen e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe kryeprokuroren Arta Marku se fshehin përgjimet dhe provat e prokurorisë që lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit te organizuar në pazare korruptive.




Sipas tij, nga PS janë dhënë tendera dhe para në shkembim të votave nga Dibra në Durrës dhe Vlorë.

Basha thotë se “dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke”.

Por ne vend te reformes, thotë shefi i opozitës, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapen drejtesine me ndihmen dhe heshtjen e disa bashkfajtoreve qe sot bejne shurdhmemecin.

“Drejtesia e kapur eshte sot garancia e vetme qe mban larg burgut banden ne pushtet. Kush nuk e kupton eshte idiot. Kush ben sikur nuk e kupton eshte bashkefajtor.Qeveria e lidhur me krimin. Drejtesia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarket qe pastrojne parate e krimit dhe te korrupsionit qeveritar”.

Basha thekson se këto jane sfidat jetike dhe pa zgjidhjen e tyre sipas tij, Shqiperia shkon drejt katastrofes totale.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. reforma ne drejtesi po jep frytet e para po ti ke frik se po te vjen rradha me duket dhe sic thuhet ne keto raste mbrojtja me e mire eshte sulmi.

    Përgjigju ↓