Show-Bizz

Fotini “shtatzanë”? Reagon çifti i BB9: Ja e vërteta e fotos së Instagramit

16:02 - 23.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi fituan çmimin e madh të Big Brother 9, kanë qenë prej kohësh nën objektivin e mediave dhe fansave të tyre. Por çifti vendosi të ishte tepër diskret dhe që prej fitores nuk pranoi të jepte intervistë në asnjë media. Por kjo nuk do të thotë se ata duan të mos jenë më pjesë e vëmendjes së shqiptarëve, edhe pse jashtë  kamerave të Big Brother Albania. Dhe kjo mund të shihet edhe nga postimet e shumta apo videot e postuara herë pas here në Instagram. Vetëm para 4 ditësh në faqen e tyre, tashmë të përbashkët, çifti i njohur i Big Brother 9, Daniel dhe Fotini, postuan një foto që bëri shumë bujë. Duke qenë se kanë qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes që nga fitorja e BB9, mbase çiftit i ka lezetuar kjo gjë dhe nuk ka dashur ta humbasë vëmendjen e mediave. Në foto dukej se Fotini ishte shtatzanë dhe të dy po mbanin përqafuar barkun e saj. Dhe menjëherë pas këtij postimi kanë shpërthyer jo vetëm urimet nga ndjekësit e tyre por gjithashtu edhe mediat të cilat nuk kanë harruar t’i japin vëmendje çiftit. Ndërkohë që për të qenë sa më transparent me publikun, i kontaktuar nga “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Daniel, i pyetur rreth faktit nëse Fotini është shtatzanë apo jo, nuk ka ngurruar ta përgënjeshtrojë dhe ka shtuar se fotoja e postuar ishte vetëm një keqkuptim:

Çfarë qëllimi kishit duke qenë se postuat një foto ku të gjithë mund të keqkuptoheshin rreth saj?

Daniel: Asnjë qëllim nuk kishim. Thjesht ashtu u kap pozicioni i fotos. Edhe ne do të keqkuptoheshim po ta shihnim tek dikush tjetër, por s’kishim asnjë lloj qëllimi.

Nuk donit të ishit të qendër të vëmendjes së medias që të bënte bujë fotoja, duke qenë se keqkuptohej?

Daniel: Jo, nuk kemi fare nevojë për këtë qëllim. Ne kemi ndenj 3 muaj në BB dhe nuk kemi nevojë për vëmendje.

Por gjithsesi, sido që të ishte keqkuptimi i fotos nuk ka munguar edhe reagimi pas një dite me një tjetër foto në Instagramin e tyre ku shihej një eko dhe në vend të fëmijës ishte një hamburger. Pra ky postim “humoristik”, ishte dhe përgjigja e gjithë lumit të reagimeve dhe keqkutpimeve të ndodhura në media. Pavarsisht kësaj, Daniel dhe Fotini vazhdojnë të jenë aktivë në rrjetin e tyre të përbashkët social duke përditësuar fansat e tyre, por edhe mediat e vëmendshme, me momente nga jeta e tyre bashkëshortore. Ndërkohë që jo më larg se muaji tetor, ata kanë shpallur suprizën e të bërit një dasmë të dytë, dhe kësaj rradhe do të jetë jashtë gjithë syve të publikut shqiptar dhe vetëm me familiarët e çiftit. Të tjera supriza presim rreth tyre, ndërkohë që një gjë është e sigurtë, dasma e shumëpritur do të ketë edhe një moment të dedikuar fansave të fituesve të BB9 në ditën e tyre të dasmës. Deri atëherë, të shohim çfarë suprizash të tjera mund të dalin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.