SPORT

Buffon e nis me humbje, Bajerni mposht PSG-në

19:04 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bajerni i Mynihut ka fituar me përmbysje 3-1 përballë Paris Saint Germainit në ndeshjen e vlefshme për turneun miqësor International Champions Cup.




Bavarezët e drejtuar nga Niko Kovaç kanë luajtur vetëm me disa “yje” por kanë mposhtur kampionët e Francës.

Fillimisht ishte PSG-ja ajo që kaloi ën avantazh 1-0 me anë të Weah, ndërsa në fraksionin e dytë të lojë ishte një tjetër histori me bavarezët që “zgjohen” duke përmbysur rezultatin.

Në minutën e 60’ Martinez barazoi me kokë por pas vetëm 6 minutash lojë ishte Renato Sanches ai i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Listës së golashënuesve iu shtua edhe Zirkzee që shënoi me portën e boshatisur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.