EKONOMI

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, qeveria do ndryshojë ligjin

14:50 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Financave do të shpërbleje me një këst rastet specifike të ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist. Ky është në thelb ndryshimi ligjor që pritet të bëjë qeveria në ligjin “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë”, duke përcaktuar një ndarje të re për disa kategori të veçanta. Ministria e Financave dhe Ekonomisë duket se është ende duke finalizuar draftin që do të bëhet publik, por ka bërë me dije paraprakisht se qëllimi i ndryshimeve lidhet me mundësimin e së drejtës ligjore që gëzojnë ish-të përndjekurit e regjimit komunist, të cilët janë ende në jetë dhe bëjnë pjesë në kategorinë parësore, të përfitojnë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit financiar, sipas parashikimeve të kuadrit ligjor në fuqi.




“Gjithashtu, në-përmjet këtij projekt akti, synohet edhe përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit financiar për familjarët e përndjekurve të burgosur, ekzekutuar dhe të internuar. Ashtu sikurse ligjet e mëparshme amenduese të ligjit nr. 9831/2007, të ndryshuar, edhe ky projektligj synon përmbylljen e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë e vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, si dhe familjarëve të tyre nëpërmjet gjetjes së mekanizmave eficientë”, vlerëson Ministria e Financave dhe Ekonomisë. I njëjti institucion bën me dije se objektiv i ndryshimeve është përmbyllja përfundimtare e procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist dhe janë ende në jetë. Së dyti, heqja e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70% i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgim-tarëve. Po kështu do të bëhet dëmshpërblimi i plotë për të gjithë ata ish-të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1 000 000 lekë, nuk kanë marrë të gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Ndërkohë që ekzistojnë subjekte parësore, të cilat e superojnë këtë vlerë (8 x 1 000 000 lekë). Gjithashtu, ky projektligj synon të trajtojë ato subjekte përfituese, vlera totale e miratuar për të cilët është deri në 1.000.000 lekë, duke krijuar mundësinë që të likuidohen në një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.

Kategoria parësore
Janë gjashtë kategori prioritare dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Për kategorinë e katërt prioritet kanë persona ish-të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa në kategorinë e pestë prioritet kanë persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë kanë prioritet persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. NE FAQEN E GAZETES SHQIPTARE SHKROVA NJE KOMENT KU SHKRUHET SE 470 TRASHEGIMTARE TE PERNDJ EKURVE MARRIN KESTIN E DYTE DHE UNE HABITEM SA MIRE DHE SA SHPEJT SEPSE NE VITET 1970 UNE MBAROVA UNIVERSITETTIN EKONOMIK DEGA PLAN DHE FILLOVA PUNE NE KOOPERATIVEN BUJQESORE NDROQ/TIRANE DHE SHEF LLOGARIE ISHTE I.O[PRENI QE NE VITIN 1972 U ARRESTUA DHE U BURGOS ME 25 VJET DHE 1995 E TAKOJ NE SPITALIN 2 KISHTE HAPUR NJE BISNES ME HAMBURGER 500 LEKE NJERI DHE UNE BLEVA DY SE ISHEN TE MIRE UNE BERA DISA ANALIZA PER NE AMERICE SE KISHA FITUAR VISEN LLOTARI DHE TANI MERR PERSERI PER DITET E QENDRIMIT NE BURGUN KOMUNIST NDERSA UNE PER DITET E PUNES TE PUNUARA 1973 NE NDROQ,NE ITIN 1974 NEPETRELE PER DITET EVITITEV 1976-78 NE VAQAR NUK KAM MARRE Asgje sekane humbur ose djegur,deshmitaret kane vdekur libreze pune nuk kishte ne koperativa dhe une nuk kisha moshe pensioni dhe u largova per ne A keshtu qeA mericeEdhe per kompesimin e prones nga babaj ne fshatin Janjar/SR toka te permbytura nga liqeni uje mbledhes per te vaditur tokat fshatrave NINAT,MARKAT,SHALES DHE KONISPOL per Agrumet Mandarina NJE MILION RRENJE potokalle,limona qitro etj.Kam 3 vjet qe kam me nje perfaqesues te posacem shkon me kerkesen time ne Agjensin ATP/tirane dhe nuk pranon agjensia te pakten ta regjistroje Ish drejtoresha zonja Sonila Gegprifty Qato refuzoje duke thene se tokat e Janjarit jane suvencionuar keshtu qe per te perndjekurit dhe trashgimtaret e tyre krijohen mundesi te kompesohen ditete e burgut ndersa per mua qe jam mosha e treteper token e trasheguar nukjepen mundesira.une dote vazhdoje te kerkoje dhe dote propozoje qe edhe per pronen dhe drejtuesit e agjesive te pronave te kete VETING .Ju fanleminderit per mundesin qe me jepni te komentoj problemet qe kam se jam shume larg.te fala dhe pershendetje MYSHEVIR SHABANI USA

    Përgjigju ↓