BLUETOOTH

Gjithçka i përket së shkuarës, Ledri Vula darkon me prindërit e Dua Lipës

15:25 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa nuk kishte ende famën që ka sot, ajo dhe Ledri Vula thuhet se kanë qenë në një lidhje dashurie. Por gjithçka i përket të shkuarës, pasi dyshja ruajnë një marrëdhënie të mirë miqësie jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me familjet respektive. Ledri ka raport shumë të mirë edhe me prindërit e Duas dhe këtë gjë e ka vërtetuar mbrëmjen e djeshme.




Nga fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale shihet se Ledri së bashku me menaxherin e tij, Faton Shoshi kanë darkuar me prindërit e këngëtares, darkë e cila ka zgajtur deri në orët e para të mëngjesit. Të gjithë bashkë janë argëtuar dhe kanë kaluar disa momente të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit. A është kjo një shenjë për një bashkëpunim të mundshëm midis dyshes? Kjo ngelet për t’u parë në të ardhmen, ndërsa në gusht Ledri Vula dhe disa repera nga Kosova si Mc Kresha, Lyrical Son etj., do të performojnë në festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga Dukagjin Lipa, por që do të sjellë në Kosovë edhe vetë vajzën e tij, Dua Lipa, e cila momentalisht po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në “showbiz”-in botëror, raporton “revistawho.com”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.