SPORT

Ikin kinezët, Scaroni emërohet president ri i Milanit

15:58 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vendimit të dhënë nga CAS për skuadrën e Milanit për ta lejuar të rikthehet në Europa League, në klub kanë filluar reformat rrënjësore.




Drejtimi kinez i Milanit duket se merr fund dhe për kuqezinjtë ka nisur epoka “Elliott”. Pas mbledhjes së bordit të ri Paolo Scaroni është zyrtarisht presidenti i ri i Milanit. Në një mbledhje të së shtunës mes aksionerëve të kuqezinjve, Li Yonghong dhe Marco Fassone u larguan së bashku me anëtarët e tjerë të bordit David Han Li, Lu Bo dhe Xu Renshuo.

Në vend të tyre “unanimisht” janë Scaroni, i cili zëvendëson biznesmenin kinez Marco Patuano, Giorgio Furlani, Stefano Cocirio, Salvatore Cerçione, Alfredo Craca, Gianluca D’Avanzo dhe Franck Tuil, të cilët i ndihmuan kuqezinjtë të fitojnë apelin e Europa League.

Li u bë president në prill 2017, pasi bleu klubin nga Silvio Berluskoni dhe shpejt emëroi ish-drejtorin e Interit dhe Juventusin Fassone si Drejtor Sportiv, ndërkohë që në merkaton e parë të bërë prej tij shpenzoi plot 200 milion euro.

Megjithatë, shpejt doli në dritë se ai huazoi një hua me interes të lartë nga fondi i mbrojtjes Elliott Management, i cili kohët e fundit mori kontrollin e Milanit pas dështimit të tij për të bërë shlyerjen.

Ndërkohë ditën e djeshme, “Corriere della Sera” ka bërë të ditur se për 48-vjeçarin kinez ka nisur një hetim.

Prokuroria e Milanos do të hapë një dosje me në qendër Jonghong Li dhe aktivitetin e tij.

Ish-presidenti i Milanit dyshohet për “Falsifikim komunikimi social”, ose e thënë ndryshe, deklarata të rreme mbi aktivitetin e tij në krye të kuqezinjve, që nga manovrat si shoqëri aksionere e deri të modifikimet e fletoreve të bilancit të Milanit nën menaxhimin e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.