Kryesore

“Këlysh i Fatmir Xhafajt, e di ça të bëj unë…” A është ky politikani që duhet?

11:05 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Skena të tilla arrogance janë të dënueshme për çdo individ që i bën, e jo më për një individ që merret me politike. I tillë është rasti i kreut të PD-së në Gramsh, Elmas Haruni. Pasditen e së premtes u njoftua se ai i është ndaluar pasi kishte kundërshtuar forcat e policisë.




Këtë të shtunë ka dalë video, teksa tregon se si zyrtari i PD ofendon dhe kërcënon uniformat blu.  Gjatë debatit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.

Por sipas PD-së, Policia e Shtetit kishte ndaluar padrejtësisht Elmas Harunin, për mosvënie të rripit të sigurimit. Deputeti Luçiano Boçi akuzoi Policinë e Shtetit për një arrestim politik.

Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston Kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege. Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit.”-tha Boçi në emër të PD.

Situata është e njejtë me atë të deputetit Myslim Murruzi. Në kohën kur ky i fundit ishte kryetar i PD-së në Lushnjë, u përfshi në një episod të tillë, teksa ofendonte efektivin e policisë, që i kishte vendosur gjobë për mosvendosjen përpara ligjit.  E kur të gjithë kërkojnë drejtësi, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit!

Njoftimi i policisë
Në zbatim të planit te masave nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore të vendosura në hyrje të qytetit të Gramshit, kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Benz” me targa AA 387 MR, me drejtues shtetasi Artur Rrodhe, 39 vjeç, banues në Gramsh, ku në mjet ndodheshin si pasagjerë shtetasit E.H.,51 vjeç, banues ne Gramsh dhe shtetasi E.Z, 35 vjeç, banues ne Gramsh.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit, pasagjeri shtetasi E.H., ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Nga ana e shërbimeve të policisë u bë shoqërimi i mjetit tip “Benz” me targë AA 387 MR me gjithë personat në ambientet e Komisariatit të Policisë Elbasan. Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesi i mjetit shtetasi Artur Rrodhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.85 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë, ndërsa shtetasi E.H., pas përfundimit të veprimeve të kryera nga OPGJ i Prokurorisë u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 242 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kta kur ishin ne pushtet i mernin policet zvarre dhe ndaj ishte katandisur policia ne ate lloj gjendje vetem me barkalec e qoka partie.

    Përgjigju ↓