BLUETOOTH

Këngëtarja e njohur përfundon në spital psikiatrik, vuan nga depresioni

15:05 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shëndeti mendor vazhdon të jetë dita-ditës një nga problemet më shqetësuese për shumicën nga ne. Ashtu si të tjerat, sëmundjet mendore nuk zgjedhin as gjini, as moshë, as pasuri, as status e as profesion. Së fundmi, këngëtarja e njohur amerikane, Michelle Williams, ish-pjesëtarja e “Destiny’s Child” ka treguar se prej kohësh vuan nga depresioni.




Në një postim në “Instagram” dhe në rrjetet e tjera sociale, Michelle ka treguar se për shkak të depresionit i është dashur të shkojë në një spital psikiatrik.

“Prej vitesh i jam dedikuar e gjitha punës dhe organizatave për rritjen e kujdesit ndaj shëndetit mendor dhe për t’u dhënë të tjerëve shpresë për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje për mirëqenien e tyre – shkruan Michelle. – Së fundmi kam marrë parasysh të njëjtat këshilla që u kam dhënë qindra personave në të gjithë globin dhe kam kërkuar ndihmë nga një skuadër e tëra me profesionistë të shëndetit mendor”. Ndërkohë, mediat e huaja kanë raportuar se prej ditësh Michelle gjendet në një spital psikiatrik, ku po merr ndihmën e duhur dhe të nevojshme për depresionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.