Tech

Kohë të vështira për Facebook

11:31 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandalit të “Cambridge Analytica”, Facebook ka pezulluar një firmë analitike me bazë në SHBA, teksa po heton mbi mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave të përdoruesve.




“Crimson Hexagon”, në Boston, e përshkruan veten si firmë e cila “ofron të dhëna rreth konsumatorëve dhe ka kontakte me agjenci qeveritare anembanë botës”.

Facebook tha se po shqyrtonte nëse disa nga këto marrëveshje ishin në kundërshtim me politikat e tij mbi mbikëqyrjen.

Rrjeti tha se nuk kishte gjetur ndonjë dëshmi deri tani, që të dhënat ishin marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas Wall Street Journal, “Crimson Hexagon” ka “kontrata për të analizuar të dhënat publike të Facebook për klientët, duke përfshirë një organizatë jofitimprurëse ruse me lidhje me Kremlinin dhe shumë agjenci qeveritare të SHBA”.

Në mars të vitit 2017, Facebook ndaloi që të dhënat e përdoruesve të përdoreshin për mbikëqyrjen e qeverisë pas presionit nga shoqëria civile.

“Ne nuk u lejojmë zhvilluesve të ndërtojnë mjete mbikëqyrëse duke përdorur informacion nga Facebook apo Instagram”, tha një zëdhënës i Facebook në një deklaratë të premten.

Ai shtoi se: “Ne i marrim këto akuza seriozisht dhe i kemi pezulluar këto aplikacione, derisa po hetojmë”

“Crimson Hexagon” punon me një grup të dhënash që përfshin, sipas faqes së vet, më shumë se një trilion postime të mediave sociale të marra nga Facebook, Instagram, Twitter dhe të tjerë.

Me mburrje kompania thotë se është në gjendje të analizojë më shumë se 160 milion fotografi të postuara në internet çdo ditë.

“Crimson Hexagon” ka pasur marrëveshje edhe me kompanitë tregtare, duke përfshirë Adidas, Samsung dhe BBC.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.