Intervista

Kristina Baki: Shifra më tërheqëse që më kanë ofruar për punë…

15:15 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga vajzat më të bukura të Shqipërisë, titull i cili u vendos në vitin 2013 ku u kurorëzua si ‘Miss Universe Albania’. Vajzë e thjeshtë dhe e dashur që gjithmonë është përpjekur të besojë e të japë besim por nuk ka marrë pas atë që ka dhënë. Kristina Baki përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Miss World 2015’ në ishujt Hanian të Kinës tregon pasionet dhe heqjen dorë nga disa ëndrra të ndryshuara gjatë rrugës…




Kaloi edhe një sezon i ngjeshur me projekte dhe angazhime. Cili është hapi i radhës për Kristinën në shtator?
Planet për në shtator sigurisht që janë të shumta, por dëshira ime vazhdon të ngelet udhëtimi jashtë dhe kontratat me agjenci të ndryshme. Vendin se ku s’e kam vendosur akoma, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.

A do të keni ndonjë ndryshim në horizont lidhur me punën?
Siç e thashë edhe në përgjigjen më sipër, do vazhdoj të qëndroj te modelingu, udhëtimet dhe eksperiencat jashtë vendit.

Ku keni zgjedhur t’i kaloni pushimet këtë verë? Destinacioni i preferuar?
Momentalisht jam me pushime, ndodhem në Sarandë. Por, gjithsesi edhe një pushim tjetër nga gushti do ta doja. Por nuk është se jam njeri që bëj plane afatgjata. Nëse dua të bëj diçka, e vendos në moment ose maksimumi 2 ditë para, kështu që edhe vendin se ku do shkoj me pushime s’e kam vendosur akoma. Por besoj se do të zgjedh ndonjë ishull grek.

Cila është gjëja që e identifikon Kristinën?
E qetë dhe e matur, të paktën këtë ma thonë shpesh dhe njerëzit që më rrethojnë.

A jeni e dashuruar? A keni plan për ndonjë ndryshim se shpejti?
E shoh shumë larg fejesën apo martesën, momentalisht fokusi është te vetja dhe puna ime.

Nga “Miss Shqipëria”, në modele ndërkombëtare. Cili është profesioni që gjithnjë e keni imagjinuar veten ta bëni, por s’keni mundur? A e keni në plan për ta realizuar?
Me ka pëlqyer shumë diplomacia, gjithmonë kam dashur të bëhesha diplomate, për këtë arsye zgjodha të studioj për shkenca politike. Por, nuk mendoj se do e ushtroj ndonjëherë si profesion, sepse tani jam komplet në një drejtim tjetër.

Pika e dobët e Kristinës në karakter është…?
Besoj shumë tek njerëzit. Nuk është keq të besosh, por jo tek të gjithë.

A ju kanë propozuar ndonjë ofertë marramendëse ndonjë nga shtëpitë e njohura të modës?
Jo, nuk është se kam pasur ndonjë ofertë marramendëse nga ndonjë shtëpi e madhe mode, por gjithsesi deri tani më mjafton çfarë kam arritur, jam e kënaqur.

Sa ka qenë shifra më tërheqëse që ju është ofruar?
Shifra më tërheqëse ka qenë 5000$ për reklamë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.