Show-Bizz

Parfumi i ri, Kim Kardashian paditet për vjedhje

17:08 - 21.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kim Kardashian kohët e fundit nxori në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” dhe tani është paditur për vjedhje të logos nga një kompani tjetër. Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Vibes” të shkruar brenda.




Vibes Media, një kompani e marketingu me bazë në Chicago, ka paditur manjaten e bukurisë për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë të paautorizuar, raporton TMZ.

Ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen.

Kim u akuzua më parë për vjedhjen e frymëzimit për shishen e parfumit “Body” të KKW.

Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur, por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.