OPINION

Si duhet ta lexojmë mbështetjen ndërkombëtare për ministrin Xhafaj?

07:20 - 21.07.18 Vincent Triest
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në klasën politike në Shqipëri, e cila nuk shquhet për transparencë ndaj publikut, është shpesh e vështirë të kuptohet se pse disa njerëz marrin më shumë mbështetje se të tjerët. Kjo vlen në veçanti për pozitën e ministrit të Brendshëm, i cili ndoshta kryen funksionin me të rëndësishëm të qeverisë shqiptare. Ai është përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, arsye për të cilën ky pozicion mbetet më i kritikuari në historinë e pluralizmit shqiptar. Megjithatë, duket se kohët e fundit përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar të pranishëm në Shqipëri nuk i kanë kursyer ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, një mbështetje të pazakontë. Dhe kjo po ndodh për një arsye domethënëse:




Pa u hyrë shumë stërhollimeve, kjo arsye nuk lidhet drejtpërdrejtë me largimin e pararendësit të tij, Saimir Tahirit, si ministër. Zëvendësimi i këtij të fundit, i cili është akuzuar për disa çështje tashmë të njohura për çdo shqiptar, ka qenë në fakt një lehtësim për të huajt. Por pas ikjes së tij, kishte nevojë për ndryshime thelbësore.

Nga disa burime prej qarqeve diplomatike të Tiranës kuptohet se ndërkombëtarët janë të kënaqur me ministrin e ri, duke e përshkruar Xhafajn si një zyrtar me eksperiencë, të aftë, që jo vetëm po pastron rrënojat e lëna pas nga Tahiri, por edhe si njeri që po bën hapa pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo e fundit është një nga prioritetet kryesore të caktuara nga Brukseli. Diplomatët theksojnë se në çdo rast, përmirësimi është i ndjeshëm, çka bie ndesh me atë që thoshin për paraardhësit e Xhafajt.

Ky fakt duket fare qartë nga mbështetja publike që shprehu ambasadori i SHBA, Donald Lu, për ministrin aktual të Brendshëm muajin e kaluar. Ai theksoi mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Xhafajn personalisht në të gjitha përpjekjet e tyre për t’u dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri. Ambasadori e inkurajoi Xhafajn dhe Policinë e Shtetit që të vijonin edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi sipas tij, një sipërmarrje e tillë është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër nga Policia e Shtetit. Fakti që Lu vazhdoi rrugën duke marrë Xhafajn në makinën e tij personale, lë pak hapësirë për imagjinatën.

Tek ambasadorët perëndimorë dhe rrethet diplomatike mbizotëron ideja se Xhafaj synon të trajtojë rrënjësisht problematikat e lidhura me rendin dhe sigurinë. Pastaj, që disa kolegë partiakë nuk e pëlqejnë atë, për rrethin diplomatik të pranishëm në Shqipëri përbën një shembull pune të mirë në sytë e tyre.

Megjithatë, pritshmëritë janë të mëdha prej luftës së vështirë që ka ndërmarrë Fatmir Xhafaj. Problematikat e trashëguara s’janë aspak të thjeshta për t’u trajtuar. Policia në Shqipëri ka nevojë për një reformë të thellë që të luftojë me efikasitet krimin e organizuar, në mënyrë që vendi të çojë më tej procesin e nisur të integrimit në BE. Është pikërisht kjo luftë ndaj shfaqjeve të ndryshme të kriminalitetit që do e afrojë vendin me Bashkimin Evropian.

Që ministri Xhafaj ka armiq është e qartë. Së pari, kjo është një “hakmarrje” e të gjithë kundërshtarëve të reformës së thellë në sistemin e drejtësisë, e cila më së shumti mban për autor pikërisht Fatmir Xhafajn në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Posaçëm parlamentar për reformën. Por reforma sigurisht nuk i ka kënaqur të gjithë dhe në kritere janë bashkuar në një interes të vetëm dhe kundërshtarët politikë edhe të korruptuarit e sistemit. Që armiq politikë, qoftë në Partine Socialiste, qoftë në Partine Demokratike nuk bindin me këtë fakt, pak rëndësi ka. Pasi mendimi i rrethit diplomatik janë të bindur.

Së dyti, qëllimi duket qartësisht politik: goditja ndaj Xhafajt, e sidomos e punës së tij, do të cenonte imazhin e krejt qeverisë shqiptare. Për më tepër, sulmi ndaj ministrit që ka tërhequr më shumë mbështetje ndërkombëtare vitet e fundit nuk do linte pa pasoja edhe vetë imazhin e vendit, që do të rezultonte përfundimisht i kompromentuar. Arsye për të cilën suksesi i Xhafajt në Ministrinë e Brendshme do të thotë shumë më tepër se thjesht ambicia e një politikani për të lënë një emër të mirë pas.

Por, për të përforcuar imazhin e Shqipërisë, e vetmja rrugë nuk mund të jetë ndërkombëtare. Policia e Shtetit duhet të vazhdojë të tregojë më shumë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar. Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dhe Policia e Shtetit duhet të luftojnë për një sistem ku krimineli nuk mund të jetë kurrsesi më ai sundimtari i rrugëve me makina luksoze, sikurse krimi nuk duhet të jetë fitimtar në sytë të publikut.

Për ta arritur ketë ka vetëm një rrugë, e cila dikton një bashkëpunim më të madh me mediat vendëse dhe ato të huaja. Gazetarët shqiptarë dhe të huaj duhet të kenë më shumë akses në operacionet të policisë, pasi atyre nuk mund t’u serviren më vetëm filmime të gatshme. Mbi të gjitha, duhet të zgjerohet ndjeshëm stafi i marrëdhënieve me gazetarët, pasi më shumë investime në atë fushe do sillte edhe më shumë rezultate.

Po kështu, rritja e transparencës nga ministria është e mirëpritur. Ajo duhet të nisë sa më shpejt të publikojë shifra periodike për rezultate dhe për shifra që i duhen publikut si dhe mediave për të interpretuar gjithçka që ndodh në Shqipëri. Ka ardhur koha për ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit për ta luftuar krimin haptazi, në sy të publikut!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po politic me Sa duket mashtron ketj thone leftist nerd Cain di kludge frogsxhi,ketej those xhafa aka kanabise percite ka’ en gomonsa e barks fuqishme me shqiiptsare.
    Dokush bmashtrone
    Xhafa ski DH e fawe as moral ka strehure vllajn e fdenure ka fdhef te verteten

    Përgjigju ↓