SHËNDET

Arsyet përse nuk duhet të laheni çdo ditë gjatë stinës së verës

15:55 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tani në verë duket sikur çdo kohë është e përshtatshme për dush, por sipas dermatologëve larja e përditshme e trupit dhe e kokës nuk duhet praktikuar. Ata rendisin 4 arsye kryesore se përse diçka e tillë duhet shmangur;




1.Po dehidratoni lëkurën në nivel qelizor

Kimikatet e sapunëve dhe shampove, uji i ngrohtë dhe qëndrimi i zgjatur në dush do të thajë lëkurën në nivel qelizor. Bëni dushe të shpejta me ujë të vakët dhe sigurohuni që të hidratoni lëkurën, gjithmonë për t’i rikthyer lagështinë e humbur.

2.Nuk jeni aq të ndotur sa mendoni

Sipas Dr. Casey Carlos, ndihmës profesor i mjekësisë në katedrën e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, shumica e njerëzve përdorin sapun kur në të vërtetë nuk kanë nevojë për të. Karlos thotë se lëkura është e aftë të pastrojë veten dhe nuk është i nevojshëm përdorimi i shampos në të gjithë sipërfaqes e lëkurës, veç zonave ku gjendrat e djersës janë në një numër më të lartë.

3.Po dëmtoni flokët tuaj

Ashtu si lëkura, larja e flokëve tuaj çdo ditë do të eleminojë yndyrën natyrale duke i lënë flokët të thatë. Dermatologët thonë se nuk duhet t’i lani flokët më shumë se një ose dy herë në javë.

4.Po eleminoni bakteret e mira

Ndonëse mund të duket se dushi pastron dhe eleminon bakteret nga lëkura juaj, ajo që nuk dini me shumë mundësi është që shumica e tyre janë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Pa bakteret e mira sistemi imunitar, sistemi tretës e shumë sisteme të tjera nuk do të funksiononin si duhen. Dëmtimi i mikrobiomës gjithashtu mund të çojë në një sërë problemesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.