AKTUALITET

Ditën femër “sexy”, ndërsa natën nën petkun e grabitëses…Kush është e reja nga Mallakastra që u arrestua sot

12:16 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vetëm 31-vjeçe por jeta që ka vendosur të bëjë, e ka çuar sot prapa hekurave. Anna Malaj është e reja nga Mallakastra, e cila u arrestua nga policia e Fierit si autore e të paktën tre grabitjeve të dokumentuara në tre karburante në këtë qytet së bashku me një kushëririn e saj.




Gazetari Ervis Kuçi ka bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se 31-vjeçarja është e martuar dhe se bashkëshorti i saj punon prej vitesh në emigrim.

LEXO edhe: Tentuan të vidhnin tre karburante, arrestohet 31-vjeçarja. Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Nuk dihet ende nëse ishte vetë Anna ideatorja e skemës së grabitjes apo 22-vjeçari që është shpallur në kërkim, kushëri me 31-vjeçaren. Gjithsesi, siç edhe u sqarua nga policia, ajo vishte dorezat e maskohej në mbrëmje dhe nisej të gjente ‘prenë’ e radhës.

Grabitësja ‘sexy’ vështirë të identifikohet se ishte femër pasi vepronte me gjakftohtësi dhe mbante armë.

Nën kërcënimin e armës, më 2 korrik në Levan kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja. Ndërsa 5 ditë më vonë, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar. Gjithashtu më 15 korrik, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Tashmë Anna do të dalë para ‘togave të zeza’ dhe dëshmia e saj do të hedhë dritë mbi motivet që e kanë çuar t’i hyjë kësaj rruge bashkë me kushëririn e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.