AKTUALITET

E hëna do të nis me shi dhe ulje temperaturash, ja çfarë ka rezervuar moti

14:56 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa temperaturat kanë arritur sot deri në 37 gradë, duke bërë që pjesa më e madhe t’u drejtohen plazheve, moti ka rezervuar për nesër surpriza.




Sipas IGJEUM, të hënën, më 23 korrik priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28°C

Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.