OPINION

Heshtja i vret të gjithë…

07:30 - 22.07.18 Denisa Daka
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po dilja nga gjykata mesditën e së enjtes, kur një lajm i beftë me tronditi jo veç mua.




Një koleg i nderuar ishte rrahur barbarisht pranë gjykatës së Durrësit, pranë vendit ku jepet drejtësi, pa asnjë shkak apo për shkakun e vetëm se kishte dalë ndesh me interesa të ngushta të klaneve të caktuara.

Një situatë e rendë dhe e paprecedent goditi jo për të parën herë, gjithë komunitetin tonë.

“Kundërveprova sa munda” deklaroi kolegu ynë para kamerave i fashuar…ndërsa në këtë rast përveç dhimbjes e revoltës së tij, gjithkush lexoi në ato pak sekuenca, pafuqinë e hallkave të këtij zinxhiri të sistemit të drejtësisë, në mbrojtje e shërbim të qytetarëve të këtij vendi dhe në rastet e ushtrimit të detyrës.

Ruajna Zot në ç’vend jetojmë!

Ato grushte atë mesditë, ranë mbi të gjithë ne.

Të gjithë bashkë punojmë në një terren të vështirë e aspak të sigurtë, pa asnjë garanci se dita jonë mund të këputet befas pa shkak, pasi ky vend prodhon krim e gjeneron dhunë paprerë në përditshmërinë e të gjithëve.

E gjitha ç’ka ndodhi dy ditë më parë pranë tempullit të drejtësisë nuk është thjesht një ngjarje, nuk shpërtheu as në këtë rast as befas dhe as rastësisht, e gjitha tregon qartë tensionet e brendshme të cilat gjenerojnë dhunë mes të gjithëve në këtë vend.

Kjo është dhe duhet të jetë një kambanë alarmi pasi qytetaria përveç avokatëve e me gjerë, po goditet rëndë çdo ditë.

Dhuna dhe barbaria nuk po kursen askënd në këtë shoqëri, ndërsa ky fenomen po merr çdo ditë jetë njerëzish edhe gjatë kryerjes së detyrës.

Konsideroj të patolerueshëm dhe të pafalshëm shurdhërinë e institucioneve dhe personave të veshur me pushtet gjithashtu, përgjegjës kryesore për parandalimin e ndëshkimin e këtyre akteve të rënda, ç’ka e bëjnë të paprecedent nga çdo pikëpamje dhe këtë rast.

Hesht Prokurorja e Përgjithshme prej kaq ditësh, megjithëse kolegu yt bën një akuzë të drejtpërdrejtë për përfshirjen në këtë krim të një prokurori që i përket një prokurorie të rëndësishme në vend.

Hesht Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Unioni I gjyqtareve, ai i Prokuroreve, Presidenti i Republikës, Kryeministri, por dhe organizmat e huaja, të cilat janë vendosur këtu (dashtë Zoti) për të mundësuar një standard të pranueshëm drejtësie e qytetarie në këtë vend.

Të gjithë pothuaj heshtin ndërsa ndërgjegjja qytetare është larg të qenit në standardet e duhura, duke suportuar (pa) dashje një terren ku krimi përparon e mban peng çdo ditë sigurinë e qetësinë  e të gjithëve.

Dënoj ashpër dhunën kundër kolegut tonë dhe kërkoj, gjithashtu, nga organet kompetente, procedimin sa më parë të autorëve të kësaj ngjarje.

Strukturat shtetërore përkatëse duhet të reflektojnë siç duhet duke ndërmarrë hapat e duhura sa me parë, në mënyrë që të vendoset një standard i gjithë pranuar, në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së avokatëve në ushtrim të detyrës së tyre.

Ky zinxhir heshtje duhet të thyhet e kjo shoqëri duhet të reagojë medoemos që ne të mund të dalim nga ky qerthull i rrezikshëm.

Është i pajustifikueshëm dhe i papranueshëm mosveprimi apo dështimi i institucioneve përgjegjëse në çdo rast.

Është detyrë legjitime e shtetit të mbrojë avokatët, integritetin fizik të tyre, duke i trajtuar këta të fundit me respekt e dinjitet të gjithë bashkë.

Heshtja apo mosveprimi kryesisht, i vret të gjithë…

 Denisa Daka

* Anëtare e Këshillit drejtues të dhomës kombëtare të avokatisë

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pershenndetje gazettes
    Pershendetje Mrs.Dennis Daka, ,
    Ke godite oligarkin ,bajraktaret,,cifligaret,shushujzat gjarperinjet
    ne koke ,pak me vone per te tjeret

    Ke harrure rucin.
    Ate Jane te nje zinxhir te brndshem I ruane nje rreth vicious
    Qe pengoj e pengon ish min. e bredshem. Dhe min b. ne
    detyre.
    Drejtesia jurispondenca ka vdek AD cur vetoing ish te ne
    barkun e ne ne.pse Europe I thane po 100% nje parliament
    I kryekorruptuare.
    Hajde thane Ta miratojm se ja kemi beret varrin sapo te linde
    Hap I varrit masiv u be our parlameti miratoj me hekire
    E me zjarr ne mesh thmmote e flave,e zemrimit tejskajshem te
    Ms MonikaKryemadhi kryetre psi,deputete,qe nuke u pasha nag te turret.
    Per moment in swisher c’bente me te per ,u shekel kudhtetuta
    Me votat e mazhorance,me Rena,manipulime(dikush ka frog ne parliament due I dragon,
    Ju he’d hi syve).
    Beri mire apo keqe nuke eshte ate e Para ndodhi ase e fundite.
    Keto roll tragjik lusjne nderkombeteret(e shqiptar fundosen) ne vender e there
    die ne albanistan.
    Edhe ata Jane te
    Korruptuare,
    Pse nuke them vjedhsa hajdute dallkauket,u ambush plot me vvjedhes.
    Ata vodhen dhe proven e shteti moniste u bene 10 mijardere 100 miljoner ne kohe recorded
    pse largohen shqiptaret askush nuke cane koken….
    Shqiperia pa drejtesi lengone,digjet,shkrihet,vajton,loton,
    Per nje vajz e per nje djale arberore..

    Përgjigju ↓