BOTA

Nisin protestat në Ital, kundër masave ndaj emigrantëve

16:45 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia i hodhi poshtë kritikat se po ndjek politika të ashpra ndaj emigracionit, pas protestave përpara Ministrisë së Brendshme, ku tubuesit i bënë përgjegjës autoritetet italiane për vdekjen e refugjatëve në det.




Roma nuk lejon organizata joqeveritare apo anije të shoqatave humanitare të zbarkojnë refugjatë në portet e saj. Shifrat e porsapublikuara, sipas VOA-s, tregojnë se politikat e reja italiane kanë rezultuar në uljen e numrit të refugjatëve të mbërritur në Itali, ndërkohë që Spanja është bërë destinacioni numër një për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Disa prej demonstruesve i kishin lyer duart me bojë të kuqe për të ilustruar akuzat e tyre se qeveria italiane i kishte duart e lyera me gjakun e refugjatëve të vdekur. Protestat lidhen me gjetjen në det të hapur të një anijeje të shkatërruar refugjatësh nga një shoqatë humanitare spanjolle në ujrat e Libisë. Në anijen e shkatërruar ishin trupat pa jetë të një gruaje dhe një fëmije. Një grua tjetër u shpëtua gjallë.

Shoqatat akuzojnë Rojen Bregdetare libiane se i ka braktisur refugjatët. Në fillim të javës, Italia u imponoi pesë vendeve të tjera europiane marrjen e 450 imigrantëve të shpëtuar në det, pasi Roma nuk pranoi t’i lejonte zbarkimin në portet italiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.