Kryesore

PD akuza Bashkisë së Tiranës për tendera fiktivë. 100 mln kompanisë nën sekuestro me 1 punëtor

11:53 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Bashkia e Tiranës shpall fituese të tenderit fiktiv 100 milionësh një kompani nën sekuestro për mospagim taksash dhe me vetëm 1 punëtor”.




Kështu ka deklaruar në një deklaratë për mediat, Ina Zhupa, e cila ka paraqitur para medias tenderin më të fundit të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, atë për qepjen e veshjeve të policisë bashkiake, për të cilin tha se, nëse vendi do të kishte prokurori, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ata që e kanë zbatuar atë vendim të tij, sot duhej të ishin në burg.

“Tenderi 100 milionë lekë për veshjet e policëve bashkiakë është vjedhje e e hapur. Mjaft të shikojmë dokumentat që ne sot po bëjmë publikë. 100 milionë lekë i ka dhënë Veliaj një kompanie që nuk paguan tatimet dhe ndodhet nën sekuestër. Duke i dhënë 100 milionë lekë një kompanie që është nën sekuestër për mospagim taksash, Erion Veliaj ka shkelur dy ligje, sepse kjo kompani duhet të ishte skualifikuar.

Ky tender është fiktiv, sepse në të ashtuquajturën garë janë dy kompani: “Vojsava Zenelaj” shpk dhe “Muçaj”- që ka paraqitur dokumentat sa për fasadë. Kompania e vetme “Vojsava Zenelaj” rezulton me 1 të punësuar, që i bie të qepë për 35 ditë, çdo orë, 4 kostume dhe një palë këpucë!

Vjedhje më të hapur se kjo nuk ka sepse në bashkinë e Veliaj tenderat janë në interes të xhepit të Veliajt. Nëse do të kishte Prokurori, Erion Veliaj dhe ata që e zbatuan tenderin sot duhej të ishin në burg për tenderin 100 milionë lekë!”, – theksoi Zhupa.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.