MILOSAO

Për herë të parë vjen “Fjalori Shqip – Polonisht” (me 30 mijë zëra)

14:10 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Staff Milosao – Më së fundi u arrit që gjuha shqipe të ketë lidhje dhe me polonishten që e flasin rreth 60 milionë polakë (39 milionë në Poloni dhe pjesa tjetër e shpërndarë në Botë). Në gjuhën polonisht janë shkruar vepra letrare që bëjnë pjesë në fondin e artë të letersisë botërore, po ashtu dhe vepra shkencore me rëndësi universal në fushën e astronomisë, matematikës, fizikës, kimisë, shkencave të tokës, artit, politikës, teologjisë, etj. Për polonishten linguisti amerikan I. C. Pogonowski thotë: “Gjuha polonisht me logjikën e saj, finesën dhe elegancën do të vazhdojë të japë një kontribut në mendimin abstrakt në matematikë, logjikë, filozofi, antropologji, në prozë e poezi dhe në kulturën pluralistike të Botës”.




Tashmë ka mbi 20 vjet që A.Teta merret me pasion e përkushtim me hobin e tij të preferuar gjuhësinë. Duke qenë njohës i disa gjuhëve, ai iu fut punës për hartimin e fjalorëve dygjuhësh polonisht – shqip dhe shqip – polonisht, të cilët mungonin jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por dhe në Poloni. Ndërmarrjet botuese në Poloni shquhen për botimet në fushën e gjuhësisë e sidomos të fjalorëve dygjuhësh, Atje ka universitete me fakultete filologjike ku studentët mësojnë dy gjuhë ballkanike p. sh. shqipen dhe sërbishten, ose shqipen dhe bullgarishten, ose shqipen dhe rumanishten. Atje ka dhe albanologë. Polak ka qenë albanologu i shquar W. Cimochowski, që ka lënë vepra të rëndësishme për gjenezën e gjuhës shqipe. Por fjalorë dygjuhësh me shqipen me përmasa të fjalorëve të mesëm siç janë dy fjalorët e A. Tetës, nuk janë botuar. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që e ka shtytur prof. A. Tetën që t’i hyjë kësaj pune titanike në kufirin e të paarritshmes nga një individ.

Qysh kur ai filloi të punojë për këtë fjalor ne e dinim se do të bënte një punë të plotë dhe me vlerë dhe tani kur kemi në dorë fjalorin bindemi për këtë se ia ka arritur. Ky fjalor ka rëndësi e vlerë për fondin e madh të fjalëve (mbi 30 mijë) të përpunuara si zëra të plotë në saje të rreth 50 mijë shëmbujve ilustrues të përdorimit të fjalës përkatëse, të shprehjeve frazeologjike dhe të fjalëve të urta. Në Fjalor leksiku është ai i Fjalorit të Gjuhës Shqipe (Botim i vitit 2006 i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë).

Fjalori ka një vëllim prej 855 faqesh të formatit 16×24 me shkrim 11. Në fund të Fjalorit në një vëllim prej 67 faqesh jepet si shtojcë për lexuesin polak, një skemë e gramatikës së shqipes me shëmbuj lakimi të emrave, mbiemrave e përemrave si dhe me shëmbuj zgjedhimi të foljeve.Atje lexuesi polak gjen një numër të konsiderueshëm ndajfoljesh, parafjalësh, lidhëza, pjesëza me shëmbuj zbatimi për secilën.

Në Fjalor rendi i zërave bëhet sipas kriterit të përgjithshëm që ndiqet në hartimin e fjalorëve dygjuhësh pra sipas rradhitjes alfabetike. Në Fjalor gjejnë pasqyrim të gjitha pjesët e ligjëratës. Emrat e të tri gjinive (m,f,n.) jepen në rasën emërore trajta e pashquar njëjës, më tej vazhdon trajta e shquar në numrin njëjës dhe shumës ( pl.), Po kështu mbiemrat (adj.), përemrat (pron.), numërorët (num.), foljet (vt, vi, vr, v.impers.), ndajfoljet (adv.), parafjalët (parafj.), lidhëzat (lidh.), pjesëzat (pj.), pasthirmat (pasth.), si dhe elementët fjalëformues (fjalëform.).

Si formë përfaqësuese leksikore e foljes jepet trajta në kohën e tashme në vetën e parë të mënyrës dëftore (lex|oj, kënd|oj, pun|oj, etj.) shoqëruar dhe me trajtën e të kryer së thjeshtë (~ova) dhe me pjesoren (~uar). Pra autori i ka qëndruar besnik Fjalorit të vitit 2006 që është botimi më i fundit i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Përsa i përket barasvlerësit (ekuivalentit) polonisht të foljes sonë (siç u tha më lart) me të drejtë autori ka vënë paskajoren e polonishtes (bezokolicznik), siç përdoret gjerësisht në fjalorët dygjuhësh shqip-gjuhë e huaj.

Autori në përcaktimin e pjesëve kryesore të ligjëratës shqip përdor emërimin e tyre latinisht. Veçanërisht kjo lehtëson lexuesit e studiusit polakë, të cilët do ta përdorin më shpesh këtë fjalor. Kështu p.sh. në vend të gjinisë asnjanëse përdor n (neutrum), në vend të foljes kalimtare përdor përcaktimin vt (verbum transitivum) , në vend të mbiemrit përdor adj. (adiectivum), në vend të ndajfoljes përdor adv. (adverbum). Shumësi i emrave përcaktohet me pl. (pluralis), etj. (shih Fq. XIX të fjalorit). Autori me guxim ka sfiduar dhe mendojmë se ia ka dalë mbanë me sukses (pas një pune të lodhshme) praktikën e deritanishme të fjalorëve dygjuhësh të autorëve tanë, duke vënë për çdo emër nga fusha e botanikës (bot.). zoologjisë (zool.), iktiologjisë (ikt.), ornitologjisë (ornit.) dhe entomologjisë (entom.), krahas barasvlerësit polononisht edhe emrin shkencorë ndërkombëtar latinisht. Mendojmë se kjo risi ia ngre vlerën fjalorit dhe i jep saktësi shkencore çdo zëri të fushave që përmendëm më lart.Këtë risi e takojmë për herë të parë në fjalorët tanë dygjuhësh.


Në Fjalor janë punuar me një kujdes të posaçëm zërat e përdorshëm gjerësisht e me frekuencë të lartë përdorimi në gjuhën tonë duke u dhënë pothuaj shumë shëmbuj shpjegues. Kështu p.sh. folja dúa vt. désha, dáshur shtjellohet në një varg kuptimesh me këto shëmbuj ilustrues: 1) dua prindrit; dua atdheun; 2) lulet duan ujin; dua të lexoj (dua letërsinë); librat nuk duan lagështinë; 3) dua çaj (dua të pi); merr sa të duash; desha të di; si të doni; 4) bëni si të doni; në se doni; kështu doni; 5) dua të flas <të marr fjalën>; dua ndihmë; e do drejtori. Menjëherë vazhdojnë shprehjet frazeologjike (shpr.) bëj si të duash; dua s’dua; po deshe; do bërë, sa tëduash; c’e do; c’e do?; s’e deshi veten; ma do mendja; do edhe ca; e do puna; nuk dua t’ia di. (Te zëri përkatës në Fjalor (fq.154) lexuesi gjen dhe barasvlerësit polonisht). Po kështu emri: kók|ë, ~a f. pl. ~ë, ~ët (~a, ~at) shtjellohet në shumë kuptime si: 1) kokë e madhe (e vogël); shami koke; më dhemb koka; ngre kokën; vë kapelen në kokë; nga koka deri te këmbët; kokë për kokë; për kokë; kokë kali; 2) fig. njeri me kokë; ia mbushi kokën; kam kokën mbi supe; bën sipas kokës së vet; bised. ku e ke kokën; kokë trashë; 3) kanë paguar 1000 lekë për kokë; 4) punë me kokë në torbë; e paguaj me kokë; 5) koka e krevatit; koka e <kreu i> faqes; koka e shkrepses (e gjilpërës); 6) fig. kokë e një kolone ushtarësh; vihem në kokë të një lëvizje; jam në kokë të shoqatës; eci me kokën lart; 7) fig. koka e shtetit; koka e shtabit; 8) kope me njëqind kokë; 9) bot. kokë qepe (hudhre); 10) tek. koka e gozhdës; 11) sport. kokë a pile? shpr. sipas kokës edhe festen; fj. u. kush s’ka kokë ka këmbë. (Në Fjalor fq. 321 gjeni barasvlerësit polonisht). Në këtë formë shtjellohet edhe mbiemri: sáktë (i, e) adj. 1) llogaritje të sakta; qitje e saktë; shkencat e sakta; 2) mbërritje e saktë e autobusit; 3) informacione të sakta; dorë e saktë (fq. 603). Veç mbiemrave me nyjë janë trajtuar dhe mbiemrat pa nyjë të tipit shtazarak, ~e adj. po ashtu dhe mbiemrat me sufikset ~ëm (i), ~me (e) p, sh. shumansh|ëm (i), ~me (e). Për mbiemrat e përdorshëm shpesh jepen dhe shkallët e tyre p. sh. i keq, më i keq, shumë më i keq z³y, gorszy, najgorszy.

Foljet janë përpunuar hollësisht duke dhënë të gjitha kuptimet që mbulojnë si dhe trajta e tyre në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore. Kështu p.sh. jepen dy kuptimet e foljes pres¹, Në faqen 550 autori jep barasvlerësit polonisht të foljes pres, prita, pritur (1. czekaæ, …; (duke dhënë shëmbuj të kohës sonë si : vendi pret reforma – kraj czeka na reformy); 2. przyj¹æ, … (hoteli mund të presë mjaft turistë hotel mo¿e przyj¹æ wielu turystów); 3. spotkaæ, witaæ, … (pres dikë me lule witaæ kogoœ kwiatami). Menjëherë më poshtë jepet kuptimi tjetër (homonim) i foljes pres² duke dhënë gjerësisht barasvlerësit polonisht të foljes pres, preva, prerë (1.ci¹æ, …; (pres në copa ci¹æ w (na) kawa³ki); 2. kroiæ, …; 3. wycinaæ, …; 4. przestaæ, przerwaæ, …; dhe jepen deri 10 barasvlerës polonisht, mandej dy barasvlerës të fundit figurativ: 11.fig. më pret  boli mnie; 12. poj¹æ, zrozumieæ; d¹¿yæ (do czegoœ); myœleæ; (siç ma pret mua – jak ja myœlê <jak ja zrozumiem>; nuk ma pret mendja – nie wierzê; nuk ma priste mendja, se … nie wyobra¿a³em sobie, ¿e …; pastaj jepet një shprehje frazeologjike; shpr. ta pret mendja  ozumie siê <zrozumia³e> samo przez siê; dhe mbyllet me një fjalë të urtë; fj.u. mat shtatë herë e pre një herë myœl d³ugo, czyn prêdko <rób szybko>. Një shpjegim i plotë e terheqës i dy foljeve dhe kështu haset shpesh tek të gjitha foljet. Po kështu janë dhënë dhe pjesët e tjera të ligjëratës që lidhen me këto dy folje si: preras (prerazi) adv., prer|ë, ~a (e), f. pl.~a, ~at; prerë (i, e) adj.; prerë adv.; prerë, ~t (të) adv; prerëse, ~e adj.; prerës, ~i m; prerës|e, ~ja f. pl.; ~e, ~et; prerj|e, ~a f. pl.~e, ~et; pres|ë¹, ~a f. pl. ~a, ~at; 1.ostrze n, klinga f, brzeszczot m; 2. etj.; pres|ë², ~a f. pl. ~a, ~at tek. prasa f (rêczna, hydrauliczna).
Hartuesi i Fjalorit përdor sistemin e ndarjes së sinonimeve me presje, të kuptimeve më të largëta me pikëpresje, kurse të kuptimeve të tjera që ndryshojnë me numra arabë. Kështu p. sh. zëri : shtiz|ë, ~a f. pl. ~a, ~at 1) hist. kopia, lanca f (broñ); 2) sport. oszczep m; hedhja e ~ës rzut oszczepem; 3) trzonek m, maszt m, drzewce n (flagi, sztandaru); flamur Prof. A.Teta në një Simpozium Shkencor në Poloni në gjysmë ~e flaga opuszczona do po³owy masztu (na znak ¿a³oby); 4) druty mpl (do robotek rêczny); thur me ~a robiæ na drutach; 5) iglica f (wie¿y, katedry, itp.).

Autori tregon kujdes në vazhdimësinë e kuptimit të zërave të përdorura në faqe të largëta të tekstit. P. sh. në fq. 82 për insektin <kandrrën e zezë> brumbu|ll, ~lli m. pl.~j, ~jt entom. 1) ¿uk gnojowy [Geotrupes stercorarius]; 2) jelonek rogacz m [Lucanus cervus]; 3) chrab¹szcz majowy m [Melolontha]; 4) trzemiel ziemny m [~lli = Bombus terrestris]; 5) truteñ m (samiec pszczo³y miodnej]. Në këtë faqe janë dhënë llojet e brumbujve që hyjnë në këtë zë, prej të cilëve brumbulli i plehut (kuptimi i 1) është më përfaqësuesi. Kjo vazhdimësi shfaqet edhe në faqen 540 te zëri pleh, ~u m. pl. ~ra, ~rat 1) bujq. nawóz, gnój m, obornik m; … 2) fig. œmieæ f <œmieci mpl.,>; … fj. u. po të shkosh pas brumbullit, te plehu do të shpjerë kto z kim przestaje, takim siê staje.
Përpunimit i përemrave është bërë i plotë dhe pothuaj në të gjitha kategoritë gramatikore që ata përdoren. Janë treguar trajtat e përemrave vetorë, dëftorë, pronorë, etj. në të gjitha rasat (Gen., Dat., Acc., Abl. të polonishtes (shih p. sh. ai (fq. 8); kjo (fq.318); jonë (fq.287); juaj (fq.288); sate (fq.605); sonë (fq. 619) etj. Po kështu gjerësisht janë shtjelluar dhe përemrat që kryejnë disa funksione. P. sh. zëri i përemrit që jepet së pari si përemër (pron): 1) który, która; ky ~ shikon ten, który patrzy; ajo ~ punon ta, która pracuje; fj. u. ai ~ punon, ha bez pracy nie ma ko³aczy; (dos³ow. osoba, która pracuje ma zapewnione jedzenie); 2) którzy, które pl; ata ~ lexojnë ci, którzy czytaj¹; 3) bised. kiedy, gdzie; shkoi ditën ~ ishte caktuar pojecha³ w dzieñ, w który mia³ okreœlony. Më poshtë vazhdojnë barasvlerësit polonisht për që si lidh.; ¿e; që të ¿eby, aby, by, a¿eby; me që bowiem, albowiem, bo, poniewa¿; sado që mimo ¿e, mimo to; sido që chocia¿. Vazhdon që si adv.; kudo që gdziekolwiek, dok¹dkolwiek; kurdo që kiedykolwiek. Pastaj që si parafj. od; që të shtunë od soboty; që nga Berati në Tiranë od Beratu do Tirany; që nga koka te këmbët od stóp do g³ów. Dhe së fundi që si pj. (wzmacniaj¹ca): që të gjithë wszyscy; që nga fillimi od pocz¹tku; që të dy obaj (dwóch osób jednej p³ci), oboje (dwóch osób ró¿nej p³ci). Po kështu jepet dhe përemri pyetës sa që shtjellohet me shumë shëmbuj duke filluar si përemër pyetës (pron.pytaj¹cy); p. sh. sa vjeç je? ile masz lat?; sa ishit? ilu was by³o? etj. shëmbuj. Si përemër i pakufishëm (pron. i pakuf.) sa popull! tyle ludzi!. Si ndajfolje (adv.) sa bukur! a) jakie to piêkne!, b) jak piêknie!; sa njerëz (veta), aq mendime ile osób, tyle opinii <co g³owa, to rozum>; sa të merret me dëfrime, ai punon pracuje, zamiast siê trochê rozerwaæ; ishte aq vapë, sa të gjithë u qullën në djersë by³o tak gor¹co, ¿e wszyscy oblewali siê potem. Si pj. sa nuk ra! o ma³o co upad³!; si shpr. sa më parë, aq më mirë im szybciej, tym lepiej. Në fund zëri i përemrit sa mbyllet me fj.u. hekuri rrihet sa është i nxehtë kuj ¿elazo, póki gor¹co.
Lexuesi gjen në Fjalor shumë forma të përdorimit të ndajfoljeve, parafjalëve, lidhëzave, pjesëzave, pasthirmave. Në pjesën e gramatikës lexuesi polak këto i gjen në fjali të përdorimit të tyre.

Një vend i gjerë u është dhënë në Fjalor shprehjeve frazeologjike (shpr.). Ato janë përdorur pothuaj në 90% të zërave të fjalorit duke bërë një ilustrim të plotë e të larmishëm të zërit, Kështu p.sh. në zërin qim|e, ~ja f. pl. ~e, ~et (fq. 568) lexojmë një sërë shprehjesh frazeologjike (shpr.) siç janë: për një ~e o (ma³y) w³os; ndaj ~en katërsh dzieliæ w³os na czworo; as një ~e ani o w³os; pa ~e g³adki <satynowy> (o materiale); kërkoj ~en në vezë szukaæ dziury w ca³ym; bëj ~en tra <bëj ~en buall> robiæ z ig³y wid³y; varet në një ~e coœ wisi na w³osku; ka ~en e derrit ma wpisane nieszczêœcie na czole; më kushton ~et e kokës kosztuje mnie bardzo du¿o; s’e nxjerr (dot) ~en nga qulli nie jest zdolny do pracy; iu ngritën ~et e kokës w³osy staj¹ (komuœ) dêba; shpëtoj për një ~e wywin¹æ siê <wykrêciæ siê> tanim kosztem. Te zëri uj|ë, ~i m. pl. ~ëra, ~ërat (fq.719) janë shprehjet frazeologjike si tek shumë emra. Aty lexojmë: mbush ~ë me shoshë czerpaæ wodê sitem <rzeszotem, przetakiem>; rrah ~ë në havan przelewaæ z pustego w pró¿ne; çoj ~ë në mullirin e dikujt laæ <pêdziæ, kierowaæ> wodê na czyjœ m³yn; peshkoj në ~ë të turbullt ³owiæ <³apaæ> ryby w mêtnej wody; i ka ardhur ~i në mulli spotka³o go nieoczekiwane szczêœcie; jam në ato ~ëra zabieraæ siê do czegoœ <zamierzaæ coœ zrobiæ>; e bëj për ~ë të ftohtë to, co powiedzia³em, to zimny prysznic dla niego; jam bërë ~ë przemokn¹æ do suchej nitki; të jep ~ë në bisht të lugës sprycia¿ kuty na cztery nogi; nuk vë ~ët në zjarr gwizdaæ (na coœ), mieæ w nosie (coœ), lekcewa¿yæ sobie (coœ).

Shprehjet frazeologjike e bëjnë Fjalorin të këndshëm në lexim, ndihmojnë efektivisht në përvetësimin dhe ngulitjen në mend të zërit që ilustrojnë, janë bukuria e tij dhe pasqyrojnë pasurinë e gjuhës shqipe. Po këtë vlerë dhe më shumë hijeshi kanë dhe fjalët e urta (fj. u.) që autori ka qëmtuara nga fjalorë të gjuhës shqipe dhe fjalorë dygjuhësh. Meritë e autorit është gjetja adekuate e ekuivalentëve në polonisht për t’iu përgjigjur me besnikëri proverbave shqiptare. Edhe këtë vështirësi, jo të vogël, autori e ka përballuar me sukses, kur mendojmë se ky është i pari Fjalor shqip-polonisht me një numër kaq të madh fjalësh të urta që pasqyrohen në masën rreth 60% të zërave të Fjalorit. Kjo ka qenë një punë e vërtetë kërkimore për të gjetur barasvlerësit kuptimor të fjalëve tona të urta në gjuhën polonisht. Po japim më poshtë disa shëmbuj. Bie nga shiu në breshër (fq.64) wpaœæ z deszczu pod rynnê; kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda kto pod kim do³ki kopie, sam w nie wpada; dardha nën dardhë bie niedaleko pada jab³kood jab³oni; blej derr në thes (fq.70) kupiæ kota w worku; s’rron njeriu vetëm me bukë (fq.87) nie samym chlebem cz³owiek ¿yje; prilli mbulon gurët, maji mbush çeturët (fq.112) (dos³ow.) kwiecieñ pokryje kamienie, maj nape³nia kubki; ku dhemb dhëmbi, vete gjuha (fq.162) chêtnie mówimy o tym, co nam dolega; kali i falur nuk shihet nga dhëmbët darowanemu koniowi nie zagl¹da siê w zêby; bëj hesapet pa hanxhinë (fq.262) a) zrobiæ rachunki pod (czyj¹œ) nieobecnoœæ, b) postêpek nierozwa¿ny; i shtrij këmbët sa e kam jorganin (fq.287) tak krawiec kraje, jak materii staje; kush mbjell duhi, korr breshër e shi (fq.407) kto wiatr sieje, zbiera burzê; ç’të mbjellësh do korrësh co posiejesz, to i zbierzesz; më mirë vonë se kurrë (fq.423) lepiej pó¿no ni¿ wcale; peshku në det, tigani në zjarr (fq.513) jeszcze niedŸwiedŸ w lesie, a ju¿ skórê dziel¹ <targuj¹>; pula e botës duket më e majme (fq.556) kura s¹siada wydaje siê gêœ <najsmaczniejsze jest cudze>; kur s’ke pulën ha sorrën na bezrybiu i rak ryba; midis qorrave ai me një sy është mbret (fq.570) (dos³own.) miêdzy œlepymi, niewidomy na jedno oko jest królem; e kap për rrënjësh e jo për degësh (fq.593) wzi¹æ byka za rogi; thuam me kë rri të të them se cili je (fq.594) kto z kim przestaje, takim siê staje; sa të rrosh, do të mësosh (fq.597) a) cz³ek <cz³owiek> siê uczy a¿ do œmierci <póki ¿ycia>; b) trzeba siê uczyæ, póki siê ¿yje; korbi korbit s’ia nxjerr sytë (fq. 630) kruk krukowi oka nie wykole; larg sysh, larg zemre co z oczu, to i z serca; më mirë të dalë syri sesa nami z³a s³awa ci¹gnie siê za cz³owiekiem; nuk ka trëndafil pa gjemba (fq.702) nie ma ró¿y bez kolców; s’ka tym pa zjarr (fq.709) nie ma dymu bez ognia; më mirë një vezë sot, se një pulë mot (fq.741) lepszy wróbel w garœci ni¿ go³¹b na dachu; u bë veza të mësojë pulën jajko chce byæ m¹drzejsze od kury (jajko kurê chce uczy); herët a vonë e vërteta del në shesh (fq.743) prawda jak oliwa (zawsze) na wierzch wyp³ywa; me një gur vret dy zogj (fq.753) upiec dwie pieczenie przy jednym ogniu; ku ka zë, s’është pa gjë (fq.771) nie ma dymu bez ognia.

Në Fjalor ka dhe shumë shprehje bisedore (bised.), si dhe shprehje krahinore e të vjetra; takohen shpehje të lidhjeve farefisnore, të festave dhe riteve fetare të krishtere dhe myslimane, shprehje të veshjeve, të artit kulinar. Në Fjalor janë vënë dhe urime, formula mirësjellje, përshëndetje të kulturuara, mbyllje letrash etj. P. sh. rrofsh 100 vjet!,shëndet!; mbeçi me shëndet, rroftë!; ngushullimi: të rroni vetë! Janë dhënë emrat e shumë sëmundjeve të njerëzve, kafshëve e bimëve; emrat e shumë shteteve të Botës si dhe emri i popujve të tyre dhe i gjuhës së tyre; emri i monedhave të shumë vendeve etj.
Mendojmë se me këtë trajtim të plotë, jepet një ndihmë e madhe didaktike në përvetësimin e të dy gjuhëve. Fjalori shqip – polonisht me 30 mijë zëra është një punim i parë i tillë tek ne dhe në Poloni, një punim i plotë dhe i mirë, i punuar me pasion dhe njohje të thellë të gjuhës polonisht që autori Arqile Teta arriti ta përpilojë pas dhjetë vjet pune të palodhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.