Kryesore

“Procesi i vettingu në polici është farsë”, Spaho letër Ruçit: Nuk marrim pjesë në komision

20:47 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka bërë publike letrën që kreu i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho i ka dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi ku thuhet se nuk do të marrin pjesë në nënkomisionin për vettingun në polici.




“PD nuk do të çojë anëtarë në nënkomisionin parlamentar për mbikëqyrjen e vettingut në polici. Është farsë!”, shkruhet në letrën e Spahos.

Sipas PD, që kur maxhoranca miratoi ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit, Partia Demokratike e cilësoi atë si një mekanizëm fasadë i qeverisë që, me propagandë, të mbulojë lidhjet e Qeverisë me krimin e organizuar, të mbajë nën kontroll politik dhe të realizojë spastrime politike në Policinë e Shtetit.

Argumenti kryesor i opozitës për ta cilësuar procesin e vettingut në polici si farsë, ishte mospranimi i propozimit thelbësor të PD, që vettingu në radhët e Policisë së Shtetit të fillojë nga drejtuesit politikë, duke nisur me Ministrin e Brendshëm.


Shfaq Komentet (6)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per mua edhe ti dhe Luli duhet te kaloni ne vetting o Edmond. Po boll bet bllokuesin duke nxjerr justifikime se do ju njohi historia si bllokuesit me te medhenj

    Përgjigju ↓
  2. Po fillojeni mo , ai ju ka then vet fillojeni nga mua dhe nuk e filluat. Kto jane vetem perpjekjet e rradhes per te bllokuar procesin.

    Përgjigju ↓
  3. Mire nga vettingu ne politik po nga ai ne polici pse keni frike? Apo doni te mbroni lidhjet me krimin qe ja u garantojn policet e korruptuar qe futi ne sistem spiun flamur noka. Ju mendoni se populli ha bar po i di mjaft mire perpjekjet tuaja per bllokim.

    Përgjigju ↓