LIFE STYLE

S’keni dëshirë për seks? Ekziston mënyra që ta ndryshoni…

11:31 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjumi tetëorësh ka treguar se përmirëson kujtesën dhe forcon koncentrimin tuaj gjatë ditës. Ndaj çdo ditë duhet të flemë mirë. Ekziston edhe një përparësi e cila do t’u pëlqejë të gjithëve. Personat të cilët flenë çdo natë më shumë dhe më mirë kanë jetë të zjarrtë seksuale.




Terapeutja seksuale dhe autore e studimit, dr.Laurie Minc, ka zbuluar se personat të cilët flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale dhe u shtohet niveli i hormoneve seksuale, siç janë testosteronet.

Por që gjumi i mirë mund të çojë në seks të mirë, mjekja thekson se edhe seksi i mirë çon gjithashtu në gjumë të mirë. “Gjumi cilësor mund të shtojë dëshirën për seks, ndërsa marrëdhënia e mirë seksuale çon në gjumë të mirë”, – ka theksuar ajo.

Konstatimet e saj i vërtetojnë edhe hulumtimet nga viti 2015, të cilat kanë zbuluar se si femrat të cilat flenë më gjatë kanë dëshirë më të madhe seksuale ditën në vijim. Për secilën orë që femra fle më gjatë, shanset për seks ditën në vijim janë më të mëdha për 14 për qind.

“Shumica e femrave ballafaqohet me dëshirën e vogël seksuale. Femrat janë të preokupuara me kërkesa të ndryshme qoftë kur të jetë fjala për punën apo fëmijët. Ndihen të lodhura dhe janë nën stres. Mirëpo, seksi nuk është e thënë të ndodhë gjatë natës kur jeni të lodhura. Gjeni kohë tjetër të ditës për seks”, këshillon dr. Minc.

Gjithmonë mendojmë se si seksin duhet bërë kur ndihemi të eksituara, mirëpo kjo nuk është e thënë të jetë ashtu. Njëherë kur fillohet, hormonet do të zgjohen dhe do të ndieni eksitimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.