AKTUALITET

Tragjike në Velipojë/ Hyri për të shpëtuar të fejuarën, mbytet 29-vjeçari

14:04 - 22.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tjetër pushues është mbytur ditën e sotme. Një 29-vjecar nga Shkodra ka humbur jetën në plazhin e Velipojës, në zonën e Vilunit. Nga sa bëhet e ditur 29-vjeçari i identifikuar si Elvin Palaj ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën e tij, por fatkeqësisht është mbytur vetë.




Ky është rasti i dytë që një pushes mbytet në Velipojë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 22.07.2018, ora 13:30, jemi njoftuar se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur Vilun, në det, është mbytur shtetasi E. P. 29 vjeç, banues në fshatin Shirq, Shkodër, edhe pse është dhënë ndihma e parë nga personeli mjeksorë i plazhit Velipojë, nuk ka mbijetuar.

Nga informacionet e para mesohet se shtetasi E. P. ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë.

Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë, pasi dhe deti ka qënë i trazuar dhe me dallgë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.