AKTUALITET

Aksident me vdekje, makina përplas të moshuarin në autostradë

09:15 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës- Tiranë në kilometrin 6, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.




Nga sa bëhet e ditur, një makinë tip Volkswagen ka përplasur për vdekje një këmbësor 88-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, emri i të cilit nuk dihet.

Informacion paraprak

Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.