LIFE STYLE

Bëhuni gati! Ja kur ndodh eklipsi hënor më i gjatë i shekullit

11:24 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë të apasionuarit pas ngjarjeve qiellore do të kenë mundësi të shohin eklipsin më të madh të Hënës të shekullit të XXI, që pritet të ndodhë fundjavën e fundit të këtij muaji midis të premtes dhe të shtunës.




Eklipsi hënor do të shihet në pjesën më të madhe të Europës, Azisë, Australisë, Afrikës dhe një pjesë të Amerikës Jugore. Amerika Veriore dhe ajo Qendrore nuk do të mund ta shohin këtë eklips, megjithatë astronomët janë përgatitur për ta shijuar këtë moment dhe pritet që ta transmetojnë LIVE në internet.

Kjo ngjarje e rrallë qiellore është rezultat i disa ngjarjeve astronomike, që do ta zgjasin fenomenin. Gjatë eklipsit, Hëna do të kalojë përmes hijes më të errët të Tokës, e njohur si Umbra, duke shkaktuar një shkëlqim të kuq, e cila i jep emrin “Hëna e përgjakur”. Nuk ka nevojë për të pasur një pajisje specifike për të parë eklipsin më mbresëlënës të shekullit. Na duhet vetëm të shpresojmë që qielli të jetë i kthjellët. Eklipsi total fillon në orën 19:30 dhe do të përfundojë në 21.13. Kulmi i eklipsit do të jetë në orën 20:22.

Ky do të jetë eklipsi i dytë hënor për 2018-ën. I pari ndodhi më 31 Janar dhe zgjati në total 3 orë dhe 23 minuta. Megjithatë, koha që eklipsi ishte i plotë, ishte 1 orë e 16 minuta. Por eklipsi i ri hënor pritet të zgjasë 1 orë e 43 minuta dhe gjithsej 4 orë, duke u bërë kështu eklipsi më i gjatë për këtë shekull.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.