BOTA

Rrahu një protestues, Macron shkarkon truprojën e tij: Do përballet me drejtësinë

11:17 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emmanuel Macron, presidenti francez ka urdhëruar ristrukturim të stafit të tij, pas një videoje që tregon truprojën e tij, tashmë të shkarkuar, duke dhunuar një protestues.




Alexandre Benalla, truproja personal i Macron, është parë duke tërhequr një grua dhe duke rrahur një njeri gjatë protestave të Ditës së Majit në Paris. Ai është akuzuar për dhunë në grup dhe për përdorimin e simboleve të policisë, ndërsa u shkarkua të premten.

Nën presionin gjithnjë në rritje, Macron mblodhi së bashku disa ministra për të diskutuar mbi çështjen.

Një zyrtar u shpreh se Macron e kishte përshkruar incidentin si “të papranueshëm” dhe premtoi se do përballej me drejtësinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.