AKTUALITET

A do ta kalojë Vettingun gjyqtari Astrit Faqolli? DSIK: I papërshtatshëm!

09:54 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrit Faqolli, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.




Gjyqtari do të vlerësohet për tre kritere: aftësia profesionale, kontrolli i pasurisë dhe vlerësimi i figurës.

Gjyqtari ndodhet në seancë me gjithë avokatin e tij, Julian Mërtiri. Ndërkohë, trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa.

Ndërkaq, në lidhje me pastërtinë e figurës DSIK ka paraqitur një raport, i cili konstaton papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës.

Dilema për apartamentet

KPK kreu një hetim të thelluar, ku konstatohet se, subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kësaj kohe. Trupa gjykuese ka marrë në deklaratë, edhe dëshminë e një dëshmitari të thirrur për të vërtetuar deklarimin e subjektit tërivlerësimit.

Nga hetimi pasuror ka konstatuar mospërputhje sa i takon një prone të paluajtshme. Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 32 metra katrorë, blerë për 150 mijë lekë në Librazhd, ku është ndërtuar një bodrum dhe një shtëpi subjekti ka deklaruar të ardhurat familjare dhe një hua, e marrë nga shtetasi Rr.L, e shlyer në vitin 2016.

KPK konstatoi mospërputhje mes deklaratës në vetting dhe asaj të vitit 2006 lidhur me një apartament banimi me sipërfaqe 83 metra katrorë në Tiranë, porositur për 42 mijë euro dhe blerë në 2015.

Burimi është deklaruar të ardhurat familjare ndër vite. Në përfumdim të hetimit u konstatua se ka mospërputhje mes deklaratës vetting dhe asaj në vitin 2006. Për vetting është deklaruar se apartamenti është blerë nga të ardhurat ndër vite, ndërsa në 2006 ka deklaruar se ka marrë hua. Po në 2006 subjekti ka deklaruar pakësimin e të ardhurave në vlerën 2 milionë lekë, vlerë që nuk përputhet me deklaratën Vetting. Për mundësitë familjare të blerjes së kësaj pasurie, subjekti nuk ka qenë korrekt në deklarimin e kursimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.