AKTUALITET

Vidhnin karburante në Fier, arrestohet edhe bashkëpunëtori i 31-vjeçares

10:51 - 23.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është vënë në pranga edhe autori tjetër i vjedhjes me armë të 1 karburanti dhe tentativës për vjedhje të 2 karburanteve të tjerë në Fier. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar 22-vjeçarin, Emiljano Grembi, kushëri me Anna Malajn, 31-vjeçaren e arrestuar ditën e djeshme.




NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan autorin tjetër të vjedhjes me armë të karburanteve, shtetasin:

LEXO edhe: Ditën femër “sexy”, ndërsa natën nën petkun e grabitëses…Kush është e reja nga Mallakastra që u arrestua sot

 Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë Patos.

Shtetasi Emiljano Grembi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj (e cila u ndalua nga policia një ditë më parë) nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

LEXO edhe: Tentuan të vidhnin tre karburante, arrestohet 31-vjeçarja. Në kërkim bashkëpunëtori i saj

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.