AKTUALITET

“Intervista e Ditës”/ Jo vetëm gjobat për celularë në makinë, Drejtori i Policisë: Në shtator ndryshime në Kodin Rrugor

20:28 - 25.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Jo vetëm ashpërsim të gjobave për përdorimin e celularit në makinë, por për në shtator po përgatiten një sërë ndryshimesh në Kodin Rrugor.”




Deklarata është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Mit’hat Tola, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun.

Në fjalën e tij Drejtori Tola theksoi se po përgatiten një sërë ndryshimesh në nenet e Kodit Rrugor, me qëllim përafrimin e tij me standartet europiane.

Sipas Tolës, këto ndryshime nuk parashikojnë vetëm ashpërsimin e gjobave dhe masave administrative për shkeljet që bëhen nga drejtuesit e automjeteve, por njëkohësisht disa rregullime që kanë të bëjnë me një organizim më të mirë të Kodit Rrugor.

Duke u ndalur tek sezoni turistik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore tregon masat e marra me qëllimin përballimin e situatës, veçanërisht në zonat bregdetare.

Tola thotë se krahasuar nga një vit më parë ka një ulje të ndjeshme të aksidenteve rrugore, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin përdorimin e alkoolit në timon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.