BOTA

Tërmeti në ishullin turistik, ka viktima dhe të plagosur

11:11 - 29.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një destinacion popullor turistik në Indonezi, duke vrarë të paktën 13 vetë.




Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter goditi ishullin qendror indonezian të Lombokut rreth orës 07:00 të së dielës me orën lokale.

Ishulli tërheq turistë nga e gjithë bota për shkak të plazheve dhe shtigjeve të saj, dhe ndodhet rreth 40 km (25 milje) në lindje të Balit.

Mijera ndërtesa janë dëmtuar dhe qindra njerëz janë lënduar, thonë zyrtarët. Një turist malajzian i cili ishte në një udhëtim me ecje në malin Rinjani thuhet se është mes të vrarëve.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit ishte 50 km (31 milje) në verilindje të qytetit të Mataram, në Lombokun e veriut.

Ajo u pasua nga më shumë se 60 tërmete më të vogla.

“Rreth 40 vetë janë të plagosur dhe dhjetra shtëpi janë dëmtuar,” tha në një deklaratë Sutopo Purëo Nugroho, zëdhënës i agjencisë për fatkeqësitë naturore në vend.

“Ne vlerësojmë se numri do të vazhdojë të rritet, sepse nuk jemi duke mbledhur të dhëna,” shtoi ai.

“Fokusi kryesor tani është evakuimi dhe shpëtimi. Disa nga të plagosurit ende janë duke u trajtuar në klinika.”

Ai ka postuar disa foto që tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe rrugët e mbushura me rrënoja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.