Rajoni

VIDEO/ Pamjet e reja nga tmerri në Athinë, njerëzit zhyten në det për t’i shpëtuar flakëve

13:01 - 29.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me dy binjaket 9-vjeçare të gjendura pa jetë ditën e djeshme, teksa trupa ishin përqafuar nga dy gjyshërit e tyre, tragjedia greke mori përmasa më të rënda.




Zjarri i rëndë tashmë konfirmohet se i ka marrë jetën 88 personave në Mati dhe Rafina, ndërsa pasojat që la pas me shumë gjasë nuk do të harrohen për mijëra të prekur nga ana materiale dhe njerëzore.

E teksa në zonën e shkrumbuar vijon ende kontrolli për trupa të viktimave apo të zhdukurit, hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse zjarri i tmerrshëm ishte apo jo i qëllimshëm.

Por ajo çka bie në sy është fakti se plagët janë ende të freskëta te banorët e zonës.

Disa prej tyre përveç intervistave ku shpalosin detaje tronditëse nga tragjedia, publikojnë edhe video e foto nga momentet e makthit në Mati, si për të treguar se ajo që i goditi është më e rëndë se ç’mund të imagjinohej.

E tillë është edhe kjo video e postuar në Facebook nga Elia Kallia.

Ajo është një nga personat që i mbijetoi flakëve apokaliptike në Mati dhe në video shihen burra, gra dhe fëmijë që nxitojnë të zhyten në det për t’i shpëtuar zjarrit.

“Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë të afërmit e tyre”, shkruan Kallia, teksa nënvizon se për pamjet e rënda komentet nuk janë të nevojshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.