Kronikë

Vjehrri në Berat i ngul thikën dhëndrit, kërcënon edhe bashkëshorten

10:50 - 29.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, aty ku prindërit shkuan për vizitë në shtëpinë e vajzës, por situata doli jashtë kontrollit deri në përdorimin e thikave.




Sipas policisë Behar K, 51 vjeç, banues në Zhitom të Poliçanit ka goditur me thikë dhëndrin në shtëpinë e vet, O.Xh, 30 vjeç.

Pasi ka plagosur të riun ai ka kanosur dhe bashkëshorten, shtetasen M.K, 51 vjeçe. Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.

Policia ka arrestuar 51 vjeçarin ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhuna në familje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.