BLUETOOTH

VIP-at në plazh/ Ana del topless. Einxhel e Aurela sensuale. Beatrix në superformë

12:50 - 04.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Edhe një muaj i nxehtë na ka mbetur për këtë verë dhe ne do të përfitojmë nga rasti për të paraqitur destinacionet e preferuara të VIP-ave tanë për pushime nëpër vende të ndryshme të botës. Kush në Itali, kush në Turqi apo të tjerë edhe në vendlindje, edhe pse në ditë relaksi, nuk kanë qëndruar dot pa na treguar se si po i kalojnë momentet e tyre të pushimeve. Ne kemi zgjedhur vetëm disa prej tyre, këtë herë duke veçuar ata që kanë qenë edhe më tepër aktivë në rrjetet sociale. Për më tepër ndiqni renditjen e mëposhtme:




 Provokim apo trend? Ana del topless në rrjetet sociale

Nuk është hera e parë që aktorja e njohur, Anais Lika, provokon me postimet e saj në rrjetet sociale. Kësaj radhe, ajo ka preferuar që përveçse të postojë foto me thënie të cilat të bëjnë të mendosh se kujt i dedikohen, hedh foto që nuk kanë aspak nevojë për fjalë. Një foto e fundit e hedhur në “Instagram” shfaq Anën topless, duke mbuluar gjoksin me dy feta shalqiri. Të jetë kjo një nga mënyrat e saj për të tërhequr vëmendje, apo thjesht për të ndjekur trendin e momentit?! Gjithsesi, komentet e ndjekësve nuk kanë qenë të pakta, duke treguar mospëlqimin e një provokimi të tillë të quajtur kështu nga ata.

Si një italiane e vërtetë, Aurela Hoxha shfaqet sensuale me bikini

Atë e shohim kudo duke udhëtuar në destinacionet më të lakmuara këtë verë për të kaluar pushimet. Pasi lançoi në treg linjën e saj të kostumeve të banjos, tashmë bukuroshja Aurela Hoxha është duke shijuar ditët e saj të relaksit në Itali. E shfaqur më seksi se kurrë me rroba banjo të bardha dhe me një hije prej latineje, Aurela duket se po i shijon në maksimum këtë verë.

I vuri “flakët” Mikonosit, Einxhel Shkira pozon më seksi se kurrë në Greqi

Edhe pse është shkëputur për një kohë nga media, Einxhel Shkira vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nuk është hera e parë që ajo së bashku me grupin e shoqeve të pandara shijojnë pushimet në vende të ndryshme të Europës. Këtë herë, destinacion i pushimeve të saj është Mikonosi i Greqisë, ku ajo së bashku me shoqen e saj janë duke shijuar momente të paharrueshme. Këtë e vërtetojnë edhe postimet e herëpashershme, që Einxhel bën nëpër rrjetet sociale duke u shfaqur në një formë fantastike dhe superseksi.

Nga Turqia në Shqipëri, ja destinacioni i radhës i Ilda Bejlerit këtë verë

Pas përfundimit të Botërorit të “Rusi 2018”, bukuroshja Ilda Bejleri nisi sezonin e pushimeve duke zgjedhur si destinacion të parë Turqinë. Por ndërkohë ajo është rikthyer në Shqipëri, ku ashtu si shumë VIP-a të tjerë ka preferuar të kalojë disa ditë relaksi në jug të vendit e aktualisht në Dhërmi. Nuk ka se si të jetë ndryshe jo vetëm për Ildën, por edhe për shumë të tjerë që nuk mund të mos shijojnë mrekullitë e vendit që i ofron vetëm bregdeti jonian.

‘Sirenat’ zbresin në breg, Beatrix Ramosaj duket në superformë në brigjet e detit Jon

Një tjetër VIP ka vendosur të kalojë momente të bukura të pushimeve në jug të Shqipërisë. E kemi fjalën pikërisht për këngëtaren bukuroshe, Beatrix Ramosaj, e cila së bashku me vëllain e saj po shijojnë pushimet në Drimadhes të jugut të vendit. Mesa duket, nga fotoja e postuar së fundmi, edhe Trixa ka arritur ruajë forma fantastike për këtë verë duke u shfaqur si një sirenë e vërtetë në breg të detit Jon.

Afrikë, Itali dhe më në fund ja ku i shijon pushimet kësaj radhe Alketa Vejsiu

Pas një sezoni të ngjeshur televiziv, Alketa Vejsiu nisi që në muajin qershor pushimet, të cilat mesa duket do të zgjasin gjithë verën. Duke e nisur sagën nga Afrika e Jugut e duke shfaqur foto e video nga eksperienca e veçantë e kaluar së bashku me vajzën e Vera Grabockës, kësaj radhe Alketa ka zgjedhur t’i rikthehet vendlindjes për të shijuar disa ditë detin e jugut të Shqipërisë. Nëpërmjet një fotoje në “Instagram”, Alketa shfaqet e relaksuar në Dhërmi të Vlorës, duke shijuar diellin e kësaj vere të nxehtë. Diell, det dhe relaks. E pse jo? Një shtator i ngjeshur me siguri po e pret, kështu që deri atëherë Alketa do të jetë ‘offline’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.