Nostalgji

Nostalgji/ “Mora kitaren shokë…” Mimi gjithmonë e kujdesshme

16:00 - 06.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: “Mora kitaren shokë…” Mimi gjithmonë e kujdesshme




“Mora kitaren shokë…”
Aktori Xhevahir Zeneli prej kohësh i mungon skenës shqiptare por kjo s’do të thotë që ai nuk është i pranishëm në aktivitete të ndryshme kulutrore, që organizohen në vend, siç është ai i fundit që u zhvillua në Alolloni në Fier. Jashtë kësaj, Xhevahiri është gjithmonë protagonist i tavolinave me miqtë e tij. Fotografi ynë e ka gjetur atë pikërisht gjatë një mbrëmjeje, ku Xhevo pasi ka kaluar momente te këndshme duke biseduar me miqtë e tij ka marrë në dorë një kitërrë dhe ka filluar të luajë me të e të këndojë disa serenata. Të jetë vallë një profesion i ri për Xhevon apo thjesht hobi?

Mimi gjithmonë e kujdesshme
Veshja e saj është gjithmonë serioze edhe pse më të preferuarat mbeten pantallonat. Kostumet zakonisht janë të shoqëruar jo me funde, ndoshta zonja Kodheli ndihet më mirë kështu. Përsa i takon pamjes estetike, deputetja e Partisë Socialiste kujdeset jo pak. Flokët i mban gjithmonë të krehur bukur, e ndërsa thonjtë nuk ia sheh asnjëherë të palyer. Këtë herë ka preferuar të kuqen dhe nuk dëshiron t’i ketë thonjtë e gjatë, mjafton të jenë të rregullt. Në këto momente të fokusuara nga paparaci Mimi është duke folur me zonjën Leskaj pas përfundimit të një prej mbledhjeve të grupit të PS.

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.