Aktualitet

Buxheti 15 miliardë lekë për pronarët, ja 5 mijë përfituesit në të gjithë vendin

09:00 - 09.08.18 Gazeta Shqiptare

Ornela Manjani  – Qeveria ka miratuar një fond prej 15 miliardë lekësh, të cilat do të shpërndahen për të paktën 5 mijë pronarë, të cilëve u është njohur e drejta e kompensimit të pronës dhe s’kanë marrë deri tani asnjë këst. Fondi është i ndarë në tri vite 2019-2022, i cili rritet progresivisht vit pas viti. Në projektbuxhetin afatmesëm është miratuar fondi për vitin 2019 në vlerën, 4.9 miliardë lekë, për vitin 2020 në vlerën 5.3 miliardë lekë dhe për vitin 2021 në vlerën 5.4 miliardë lekë. Sipas ligjit në fuqi, pronarëve që u është njohur e drejta për kompensim do të marrin 20% të vlerës në lekë dhe pjesën tjetër 80% kompensim me tokë. Ndërkohë pronarët mund të aplikojnë për të përfituar nga skema për pagesa të përshpejtuara.



Tri afatet
Janë vendosur tri afate pagesash të përshpejtuara. Pagesë brenda një viti, brenda tri vitesh dhe brenda pesë vjetësh. Për secilin variant në një VKM të posaçme është përcaktuar edhe përqindja e pagesës. Për pagesën brenda një viti pronari merr 20% të vlerës së faturës, për pagesën brenda tri viteve merr 30% dhe brenda pesë viteve merr 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar kompensimi, pavarësisht rendit kronologjik të tij dhe llojit të zërit kadastral të pronës së vlerësuar, kanë të drejtë të aplikojnë pranë ATP-së me kërkesë të veçantë, ku shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht.

Kërkesat e veçanta për kompensim financiar do të trajtohen sipas kësaj procedure: nga çdo fond vjetor buxhetor i kompensimit financiar, jo më shumë se 1/3 e tij mund të përdoret për kërkesat e veçanta të kompensimit financiar, të gjitha subjektet kërkuese që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë duhet të aplikojnë pranë ATP-së brenda vitit të çeljes së fondit vjetor buxhetor të kompensimit financiar. Pas aplikimit për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP-ja përgatit vlerësimin financiar të pronës, pavarësisht rendit kronologjik të vendimit dhe në rastin e disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë do të zbatohet rendi kronologjik i datës së vendimeve për këto aplikime.

 

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *