Homo Albanicus

Cili është kompromisi Kosovë-Serbi?!

18:21 - 10.08.18 Ben Andoni

Nga mënyra sesi u parashtrua termi “korrigjim” prej Hashim Thaçit presidentit aktual të Kosovës dhe mënyra sesi u përcoll ky term në Beograd, kuptohet qartë se në kancelaritë e QUINT-it, (vendet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë) ka prej kohësh një zgjidhje për ngërçin mes dy vendeve. Është artikuluar direkt dhe indirekt prej ambasadorëve të këtyre vendeve në Prishtinë e Beograd, por edhe është elaboruar kinse si gjetje prej analistëve të ndryshëm. Ai është mbajtur i tillë për ta bërë më të lehtë punën e dy presidentëve të Kosovës e Serbisë në negociata si dhe kundër faktorëve politikë opozitarë në Kosovë e Serbi, që dukshëm po mundohen të fitojnë pikë ndaj dy negociatorëve kryesorë Alaksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi, që jo thjesht janë interlokutorët më të zgjedhur, por edhe personat që po mbajnë peshën kryesore të procesit.

Askush nuk e do më zvarritjen e bisedimeve mes dy vendeve dhe mbi të gjitha problematikat e vazhdueshme që vendet po sjellin në tryezën e bisedimit. Jo më kot, i pari Thaçi dhe pas tij kolegu serb përpiqen t’i trullosin për çdo ditë bashkëvendasit e tyre. Thaçi përmend vështirësitë, kurse Vuçiç u parashtroi faktin se: Nëse s’doni demarkacion me Kosovën tani, përgatituni të mbroni Vranjën pas 40 vjetësh dhe “nëse nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës”, do t’i humbim të gjitha!!!

Por pse po nxiton vallë Thaçi dhe pse nuk i lë topin Vuçiç në këto zhvillime ku Kosova ka prioritet dhe është më e privilegjuar?! Me çfarë shihet dhe nga ato që janë artikuluar, çështja e korrigjimeve flitet prej kohësh dhe pas atij ngërçit në dukje, bisedimet mes palëve kanë ecur normalisht.

Me këtë kupton edhe faktin pse Kosova dhe Serbia kaluan në nivel presidentësh, ku flitet më shumë makro e jo si më parë kur bisedimet, që ishin në nivele teknike e zhvilloheshin me plane  konkrete dhe për problematika me të cilat përballeshin realisht komunitetet në terren.

E gjitha çfarë po zhvillohet tregon se marrëveshja bazë është ajo që qëndron prej kohësh mes Kosovës dhe Serbisë dhe që tashmë duhet të marrë jetë: 1.Asosacioni i Komunave serbe do të ketë kompetenca të gjëra dhe madje edhe me atribute shtesë në fushën e shëndetësisë, arsimit e kulturës;2.Në mënyrë taksative është nënkryeministri serb i qeverisë së Kosovës, që do të jetë gjithnjë i zgjedhur prej komunitetit serb dhe i pranuar apriori nga Kosova e drejton këtë strukturë; 3. Beogradi e lejon Kosovën në OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera; 4. Korrigjime të interesit më të vogël, që mund t’u leverdisin të dy palëve dhe që nuk bien në kundërshtim. Me pak fjalë, po shkohet në lëshime të vogla, por gjithnjë në kurriz të shqiptarëve.

Presidenti kosovar mendon se me korrigjimin shkon drejt njohjes, paçka se e pret përballja me një mal të vështirë që e përbëjnë procedurat juridike të vendit të tij. Kurse Vuçiç e ka më të lehtë sepse ndryshimet i bën me atë që për serbët është e ashtuquajtura Krahinë Autonome e Kosovës dhe e Metohisë. Kjo mund të rezultojë pak fatale për Kosovën sepse serbët me shtyrjen që po i bëjnë njohjes do të kërkojnë në të ardhmen përcaktimin e statusit të Kosovës, pikërisht atë për të cilën morën verdiktin negativ të kërkesës së tyre ndaj Gjykatës Ndërkombëtare.

Në pikëvështrimin e njohësit të çështjes ndërkombëtare të Kosovës Veton Surroi është e mundur që e gjithë kjo situatë të lindë një konferencë ndërkombëtare të tipit Rambuje që… “do të trajtojë edhe çështje të tjera të mbetura, pa njohje të ndërsjellë. Pika numër një do të ishte autonomia territoriale-politike e serbëve në Kosovë, me emrin Bashkësia e Komunave Serbe. -Meqë parimi fillestar është korrigjimi, në këtë konferencë ndërkombëtare do të mundë të kandidohej edhe çështja e Republikës serbe të Bosnjë-Hercegovinës, si çështje e mbetur nga zhbërja e ish- Jugosllavisë. Kjo do të bëhej me kërkesën e kryetarit Dodik se çfarëdo që të ndodhë me Kosovën, të ndodhë edhe me Republikën Serbe”.

Për fat të keq, Thaçit i duhet të mbajë presionin e madh që ai po e kanalizon drejt lëshimit për mospërcjelljen e emrit të tij në Gjykatën Speciale. Ndërkohë, në aspekt më makro, Rusia është futur bajagi në problematikën e sotme të marrëdhënies Kosovë-Serbi dhe këtë e shikon nga tonaliteti i lartë i Beogradit, por edhe nga stepja e BE-së, e cila tashmë gjendet nën presionin e administratës Trump dhe cinizmit në rritje të Kremlinit.

Konkluzionet, ku po afrohen palët, do të jenë realisht të dhimbshme për Kosovën dhe më pak për Serbinë, që është në humbje dhe që me politikën e saj po e afron vendin drejt BE-së dhe po bëhet pak nga pak poli qendror i marrëdhënieve në Ballkan. /Homo Albanicus – Gazeta Shqiptare/

Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Me thjesht.E pyeten njehere Zotin:Ju qe krijuat gjthcka a keni dicka ne kete dynja qe nuk e beini dot.Po.Toke nuk shtoj dot ate qe keni ruajeni fort…….Pra ne dac Serbi ne dac kosovaret perpiqen te marrin sa me shume per vete.E drejta e pamundur te gjindet…Prandaj plas fucia e barotit.Me kete gjendje qe eshte sot Kosova eshte arritur nga nderhyrja SHBA-se.Si rregull i takon po SHBA-se ta permbylle kete proces.Perfaqsuesit e Kosoves duhet ta degjojne.Ne fund Patjeter ne dac mire apo keq me referendum te vendosi POPULLI.Te tjerat jane thiatro.Edhe dicka.Eshte bere shpesh kjo pyetje:pse “plas” ne Kosove kur Qeferia e Tiranes eshte ne hall dhe krimi ka thy shtetin?

    Përgjigju ↓
  2. Marre nga Le Monde:

    Në një shkrim që gazeta Le Monde, e datës 15 gusht i ka kushtuar debatit të fundit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, zbulohen detaje të frikshme të asaj që mund të ketë vënën në lëvizje këtë ide të rrezikshme.
    Sipas gazetës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç që ka qenë një partizan më i hershëm i kësaj zgjidhjeje, ka marë një shkelje syri nga SHBA.
    “Pas një takimi me dhëndrrin e Trump, Jared Kushner , në fund të korrikut, Daçiç pohoi se “të gjitha kartat ishin mbi tavolinë” shkruan e përditshmja franceze e referencës, e cila e komenton kështu këtë fakt: “Për një kohë të gjatë kundër çdo lloj ndryshimi të kufirit, Uashingtoni, që e mbështet Kosovën që nga lufta e 1999, duket se e ka zbutur qëndrimin pas ardhjes së Donald Trumpit në Pushtet. Kjo ka mbërritur deri në atë pikë sa shumë diplomatë europianë dyshojnë se SHBA mund të merret vesh për një zgjidhje me Rusinë, që ka qenë një mbështetse historike e Serbisë”, komentohet ë shkrimin që Lapsi.al e ka lexuar (Paragarafi në origjinal poshtë).
    Pasi thekson, që në krye të artikullit, se kjo perspektivë i frikson europianët, gazeta citon edhe deklaratën e kancelares Merkel këtë të hënë, e cila tha: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm”.
    Duke sqaruar se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje dhe se Franca po qëndron në heshtje gazeta citon një ekspert të Ballkanit, Pierre Mirel, ish përgjegjës për gadishullin tonë në BE, i cili thotë: “Eshtë një rrezik i madh për rajonin që mund të krijojë një përshkallëzim të kërkesave për shtete me kufij etnikë” në vende si Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja.
    Pikërisht për këtë, gazeta kujton se pas debatit të hapur nga Thaçi, presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik deklaroi se territori i tij duhet të ndahet nga pjesa tjetër e vendit. Jo pa qëllim Le Monde thekson se Milorad Dodik është një njeri i afërt i Putinit, po aq sa edhe i qarqeve «alt-right» të Amerikës, që kanë lidhje me ish eminencën gri të Trump, Steven Bannon.
    Urojme qe vertet te jete keshtu , qe dhendri i presidentit Trumph cenka marre veshe me Ivica Daciq dhe pase atij takimi , ata edhe e kishin be nji foto bashke , foto te cilen e kishin be edhe Rama me presidentin Obama per 100 mij $ dhe Basha e zyrtar tjere per para qe as Ivica Dacic nuk ka mundur te kaloj pa paguar por , a mose valle pase kesaje hallakame rrethe kosove qendron Franca dhe Le Monde e saje sepse , shume indikacione te qojne ne kete drejtim kurse Amerika permendet si shkas . Nese qeshtja e njohjes se Kosoves nga ana e Serbise lidhet me pranimin e saje ne NATO ateher vec hyrje e Serbise ne NATO do te ishte shperblim i madh per te dhd ska nevoje ajo te shperblehen edhe me koncesione tjera si psh . Veriun e Kosoves sepse , Srbija keshtu do te shperblehen dy here por , mbrapa kesaje si duket qendron politika franceze , milja e vjeter e Serbise dhe oponenti kryesor i feances Hashim Thaci i cili per AKS duhet domosdoshmerishte ta ndyshoje Kushtetuten e Kosoves kurse , me ndryshimit e Kushtetutes bien edhe shume ligje nder te cilat , edhe ligji mbi Gjykaten Speciale dhe shpetimi i Hashim Thacit nga kjo gjykate qe si duket , fshihet pase gjithe kessje hallakame rethe dhe lidhur me Kosoven …!

    Përgjigju ↓