Kronikë

I dënuar me 9 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

16:58 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37 vjeçar nga Berati i dënuar me 9 vite burg, është ekstraduar nga Greqia nën akuzën e vrasjes. I arrestuari është Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë më 14 tetor 2010, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg.




Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.