Kronikë

EMRAT/ Identifikohen viktimat e vrasjes në Vlorë, mes tyre dhe fëmijë

20:02 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

8 persona të fisit Zykaj u ekzekutuan me armë zjarri ditën e sotme në Resulaj të Vlorës nga 24-vjeçari Ridvan Zykaj.




Sipas raportimeve, mes të vrarëve kanë edhe fëmijë. Nga të dhënat e deri tanishme mësohet se Ridvan Zykaj, autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai.

Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vet xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Viktimat janë Azem Zykaj, 45 vjeç, Aferdita Zykaj, 42 vjeçe, Demir Zykaj, 75 vjeç, Perie Zykaj, 72 vjeçe, Besim Zykaj, 43 vjeçe, Vasilika Zykaj, 42 vjeçe, Sara Zykaj, 16 vjeçe, Ledion Zykaj, 8 vjeç.

Të gjithë viktimat e shkaktuar në ngjarjen e sotme në Resulaj të Vlorës janë të afërm të autorit.

Pasi kreu vrasjet, 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Më herët policia përmes një njoftimi bëri thirrje për ndihmë nga qytetarët pasi i riu është ende i armatosur duke sjell rrezik për këdo që përballet me të.

Ndërkohë që edhe forca të tjera shtesë nga Tirana janë nisur drejt Vlorës. Reparti RENEA është vënë menjëherë në lëvizje. Të gjitha fshatrat rreth e rrotull Resulajt, i Njësisë Administrative Vllahinë, janë rrethuar nga uniformat blu për gjetjen në kohë të shpejtë të Ridvan Zykajt.

Deri më tani, ende nuk është i qartë shkaku që shtyhu 24-vjeçarin që të ekzekutonte 8 anëtarët e fisit të tij.

Kujtojmë që, një ngjarje e tillë nuk është regjistruar që nga vitet ’90.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.