Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën pasditen e kësaj të premte, ku të shtënat me armë kanë shkaktuar 8 të vdekur dhe disa të plagosur.
Masakra është shënuar në fshatin Resulaj në afërsi të Selenicës, ku autor i saj dyshohet të jetë një 24 vjeçar.
Sipas informacioneve të para dyshohet se kanë mbetur të vrarë 8 persona. Viktimat janë familjarë të autorit që ka qëlluar me armë mbi ta.
Ndërkohë siç bëhet më dije autori 24 vjeçar është Ridvan Zykaj, i cili dyshohet se është me probleme mendore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.
Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.
Ngjarje te renda po ndodhin perdite ne Voren heroike te menaxhuar nga dyshja Rama-Xhafa.Fukarallik maskarallik,Droge dhe krim.Policia e infektuar nga koka.Pak me tutje krieministri lan koqet ne det ne fdhatin e semes.