AKTUALITET

FOTO / Viktima ishte në lokal duke pirë kafe, autori i maskuar u afrua dhe e qëlloi 10 herë

10:00 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pa kaluar pak orë nga ekzekutimi i 53-vjeçarit Fatbardh Lici, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Lici u ekzekutua me armë zjarri, teksa ishte duke pirë kafe në lokal. Krimi i rëndë ka ndodhur tek ish-Poçeria në lagjen Guerile.




Burime për Gazeta Shqiptare bënë të ditur se personi që ka qëlluar mbi 53-vjeçarin ka qenë i maskuar, ndërsa ka qëlluar rreth 10 herë me armë në drejtim të viktimës.

Autori e ka ruajtur, i është afruar në distancë të afërt dhe që aty e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Ndërkohë që në atë orë nuk ka pasur shumë kalimtarë.

Pas krimit, në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz” i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë jo vetëm për dyshimet në përfshirje në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë por edhe për shkak të lidhjeve familjare. 53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës) i cili aktualisht ndodhet në burg.

 

NJOFTIMI I POLICISË

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.