SPORT

Interin apo Real Madrid? Luka Modric zgjedh skuadrën ku do të luaj

20:39 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ardhmja e Luka Modric është tek Reali i Madridit. Është ky fundi i kësaj telenovele vere, që në fund i buzëqeshi “Los Blancos”.




Në takimin e zhvilluar para pak çastesh me presidentin e Realit, Florentino Perez, mesfushori është “dorëzuar” përballë numri 1, me këtë të fundit që i ka plotësuar kushtet financiare yllit kroat.

Ai do të përfitojë një rritje page si shpërblim për paraqitjen e tij për klubin dhe gjithashtu për Kroacinë në Kupën e Botës. Paga e tij tani do të jetë në një nivel me kapiten Sergio Ramos dhe vetëm pas Gareth Bale. Rritja është një tregues se sa i rëndësishëm është për skuadrën dhe sa është vlerësuar nga hierarkia madrilene.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.