Kronikë

“Ke të fala nga…”, si u ekzekutua Fatbardh Lici. Detaji i përbashkët dhe në vrasjen e ish-policit

13:29 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kafja e mëngjesit iu pre në mes…Pasi i bëri të fala nga ai që kishte porositur vrasjen, autori qëlloi me automatik, të paktën 10 plumba, në drejtim të 53-vjecarit Fatbardh Licit.




Fatbardh Lici
Fatbardh Lici

 

Viktima ishte një emër i njohur në Shkodër, si një nga të fortët e qytetit, po ashtu dhe për policinë.  Ashtu si dhe në vrasjen e ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, autori dhe në këtë vrasje ka përdorur një automatik tip “Skorpions”.

 

Ekzekutimi i Fatbardh Licit ka ndodhur rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”.
Autori sipas policisë ka dalë nga një automjet tip “Benz”, pa targa. Pasi qëlloi me breshëri, ka hipur sërish në makinë dhe janë larguar me shpejtësi. Në zonën e Dobracit kanë djegur automjetin me të cilin kanë kryer vrasjen.

Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

 

53-vjecari përveçse ishte vëllai i anëtarit të këshillit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici, ishte dhe kunati i Lul Kullës, biznesmeni i cili gjithashtu është i përfshirë në disa ngjarje të kronikës në këtë qytet.

Lulzim Kulla aktualisht ndodhet në burg pasi u arrestua duke tentuar të kalojë kufirin pak kohë më parë në Kakavijë me dokumente të falsifikuara. Po ashtu më herët një sasi prej 500 gram C4 iu vendos në makinën e tij, por ai shpëtoi për mrekulli duke marrë disa plage në trup.

Lulzim Kulla
Lulzim Kulla

 

Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Vetëm një muaj më parë, një ish efektiv policie së bashku me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy vjeç dhe në ketë ngjarje autorët pasi kryen krimin e dogjën automjetit.

 

Si për ironi, vetë ministri Fatmir Xhafaj në 3 gusht në një takim me policinë lokale të Shkodrës, do të falënderonte drejtuesit për punën e mirë të tyre që po bënin në luftën ndaj kriminalitetit.

Drejtori i Policisë Vendore, Vehbi Bushati (deklarata 3 gusht 2018): Situata e kriminalitetit në qark është nën kontroll, duke pësuar ulje me 10% krahasuar me 1 vit më parë. Janë kryer disa operacione dhe ndërhyrje në kohë të policisë për parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda. Janë marrë masa për sezonin turistik, u ngrit stacioni i Thethit. Në qark ka pasur edhe ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të kanabisit.

Ministri Fatmir Xhafaj takim me strukturat e policisë në Shkodër, 3 gusht 2018
Ministri Fatmir Xhafaj takim me strukturat e policisë në Shkodër, 3 gusht 2018

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj (deklarata 3 gusht 2018): Vlerësim pozitiv për punën e strukturave të Policisë Shkodër. Ju inkurajoj për gjithçka bëni, duke marrë parasysh vështirësitë që keni në punën e përditshme. Keni vlerësimin tim të veçantë për reagimin pas ngjarjeve të fundit, të cilat kanë rritur klimën e besimit të qytetatëve. Por duhet të merren masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut të rënduar për shkak të sezonit veror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.