POLITIKË

Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja 12 shtetet ku mund të marrin certifikatë

16:02 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë në vijim të zbatimit me sukses të lëshimit të Certifikatave të Lindjes ose Familjare për shtetasit shqiptarë në Itali, njofton se ky shërbim është zgjeruar edhe në 12 shtete të tjera.




Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë bënë të ditur se tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-s.

“Keni nevojë për Certifikatë Lindje ose Familjare?
MEPJ tashmë bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi jo vetëm në #Itali por edhe në 12 shtete të tjera të botës.
“Zgjerimi i gamës së shërbimeve konsullore ndaj shtetasve jashtë RSH-së është objektivi ynë”,
njoton MEPJ

Këto janë 12 shtetet që ofrojnë këtë shërbim

Austri-Vjenë
Bullgari- Sofje
Çeki- Pragë
Hungari- Budapest
Kosovë- Prishtinë
Kroaci- Zagreb
Japoni- Tokio
Mal i Zi- Podgoricë
Rumani- Bukuresht
Sllovaki- Bratislavë
Zvicër- Bernë
Turqi- Ambasada Ankara+Konsullata Stamboll


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.