Nostalgji

Nostalgji/ Kastro Zizo: Kenga ime, si burri tradhton gruan per dashnoren

16:00 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Kastro Zizo: Kenga ime, si burri tradhton gruan per dashnoren




Ka lënë Tiranën për të nisur një tjetër jetë në Kosovë. Ishte një nga personazhet e reality show-t “Shpia Vip”, dhe tashmë ka nisur punën si regjisor në një televizion të Prishtinës. Ndërkaq, shkrimi i librit të tij të parë dhe impenjimet në muzikë janë boshti ku vërtitet aktualisht jeta e Kastro Zizos. Në këtë rrëfim në “Bluetooth” Kastro vjen për të na treguar edhe diçka rreth fabulës së këngës së tij të fundit, “Mullaga”.

Pse vendose të jetosh në Kosovë?
Sepse kisha nevojë të ndërroja ajër dhe vendosa të jetoj në një tokë shqiptare, ku flitet shqip. Plus ofertat e punës qenë relativisht të mira dhe nuk mund të refuzoja.

Me çfarë po merresh aktualisht?
Jam në përfundimin e krijimit të një agjencie menaxhimi së bashku me një mikun tim këtu. Paralel po punoj në një televizion si regjisor dhe producent dhe paralelisht po përfundoj librin tim.

Cili është mesazhi që ke dashur të përcjellësh përmes këngës së fundit “Mullaga”?
Ndonjë mesazh të qartë nuk ka. Ka thjesht një ndodhi që, nëpër tavolinat e kafeve kur ulemi është një ngjarje që ndodh rëndomtë. Domethënë, burri që tradhton gruan me një dashnore. Thjesht inskenova një ngjarje të zakonshme.

Mendon se gruaja dhe e dashura e kanë kuptuar atë që ti ke dashur t’u përcjellësh ?
Nuk i është dedikuar as ish-gruas dhe as-ish të dashurës.

Si e vlerëson eksperiencën në “VIP Shpija” ?
Si një eksperiencë e këndshme dhe me plot fryte në aspektin e njohjes së njerëzve dhe fytyrave të vërteta të tyre.

Sipas teje, cili nga konkurrentët duhej të fitonte?
Unë!

Po sherrin mes Big Mamës dhe Rezarta Shkurtës, si do ta përkufizoje?
Pfff… mediokritet nga të dyja palët!

Do ta konsideroje “të dështuar” martesën tënde?
Një martesë si një tjetër…me plot kujtime të bukura…me krijimin e princit botëror, djalit tim!

Çfarë të mungon më shumë aktualisht?
Njerëzit epikë!

A po takohesh me djalin?
Sigurisht, sa herë që unë dua… Ai është pjesë e imja. Kurrë dhe asnjëherë nuk mund të më ndalohet prezenca e tij.

Mendon se do t’ia vlente një përpjekje për t’u ribashkuar me ish-bashkëshorten?
Mendoj që jeta është e gjatë…

Ke planifikuar pushime këtë verë?
Të them të drejtën jo, me plan të saktë, por besoj këtë vit do bëj disa ditë, se m’u bënë shumë vite që vetëm punoj dhe jam shumë i lodhur…

Jeni duke përgatitur një këngë të re me Agim Poshkën, kur do të dalë në televizionet muzikore ajo?
Besoj shumë shpejt, çështje ditësh.

Në këto momente si do ta përkufizoje Kastron?
Si një ari që i ka mbushur duart me mjaltë, e ka ngrënë atë dhe tashmë po i ngjisin duart!

Po Klevisin?
Si mjalti në duart e ariut!

Nga se ndihesh i lodhur?
Nga fytyrat plot me urrejtje!

Çfarë ke hequr qafe së fundi?
Çdo gjë që është jashtë mode…

Prej çfarë ke ndër mend të heqësh dorë?
Nga orët e gjata duke menduar për mirëqenien e të tjerëve.

Faleminderit Kastro për intervistën!
Faleminderit! Të fala hipokritëve!

Ky shkrim u botua më 12 Qershor 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.