Kryesore

Pandeli Majko i rrezikuar nga një sulm terrorist

11:34 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Diasporës Pandeli Majko është nën kërcënim nga regjimi i Iranit dhe nga agjentë të shërbimit sekret të këtij shteti.




Ka qenë vetë ministri Majko i cili ka konfirmuar për rrjetin televiziv amerikan “Fox News”, se zyrtarë të SHBA-së i kanë thënë që të rrisë sigurinë e tij, për shkak të kërcënimit ndaj tij.

Majko është shprehur se strategjia e Iranit në rajon është e “paparashikueshme” teksa ka shtuar se nuk ka frikë për asgjë.

Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit, konfirmoi për “Fox News” se në fillim të këtij viti autoritetet shqiptare arrestuan dy shtetas iranianë për terrorizëm.

“Irani ka një histori të gjatë përgjatë 39 viteve të fundit, të kryerjes dhe planifikimit të vrasjeve dhe sulmeve terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri vrasjesh dhe sulmesh gjatë viteve të fundit në vendet evropiane”, tha zyrtari.

Një muaj më parë, autoritetet e BE-së deklaruan se ndaluan një sulm terrorist në një vend të Bashkimit Europian, të organizuar nga shërbimi sekret iranian.

Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vienë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sipas burimeve, sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA-së dhe BE-së që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Shqipëria ka strehuar më shumë se 2 mijë muxhahedinë, kundërshtarë të regjimit iranian, duke e kthyer atë në shënjestër për sulme të mundshëm.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) deklaroi se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe se dështimi për ta bërë atë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to kasemi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.