AKTUALITET

Rritje temperaturash por edhe reshje shiu, ja si do jetë moti sot

08:13 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paraditja ka vijuar e kthjellët në gjithë territorin përjashtuar vranësira kalimtare në zonat Juglindore. Pas mesditës vranësirat fuqizohen në zonat Lindore duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në bregdet dhe zonat e Ultësirës.




Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë ka sjell mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 37°C.

Era do vijojë të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor por në det vijon dallgëzim 1 ballë.

Moti në Europë

Pjesa më e madhe e Europës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu dominojnë Europën verilindore dhe zonën e Alpeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.