Bota

Sanksionet e SHBA-së rrëzojnë Lirën turke, Erdogan: Po na sulmojnë, por ne kemi Allahun

16:31 - 10.08.18 Gazeta Shqiptare

Tronditet tregu valutor në Turqi. Sipas Bloomberg, Lira turke ka prekur minimumin e saj historik, duke shënuar një rënie prej  13.5% kundrejt Dollarit. Të enjten 1 Dollar u këmbye me 5.4 Lira dhe një Euro me 6.3.



Por disheza e fortë nisi mbrëmë gjatë natës për të prekur thuajse fundin sot në mëngjes, me një tjetër rënie prej 5 përqind. Sipas Financial Times, shkak janë tensionet në rritje mes Anakarës dhe Uashingtonit, por edhe ekspozimi i disa prej kreditorëve më të mëdhenj të zonës Euro ndaj Turqisë.

Për Presidentin Recep Tayyip Erdogan kjo situatë është pasojë e fushatave ndërkombëtare, që sipas tij synojnë të sulmojnë Turqinë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien në panik nga rënia drastike e Lirës.

“Mos harroni, nëse ata kanë Dollarët, ne kemi njerëzit tanë, drejtësinë tonë dhe Allahun”, u shpreh kreu i shtetit turk.

Kjo situatë erdhi menjëherë pas vizitës së një delegacioni turk në Uashington, me qëllim zgjidhjen e një sërë mosmarrëveshjesh mes palëve, përfshirë arrestimin e pastorit amerikan Andrew Brunson dhe sanksionet ndaj Turqisë.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Sulltanin Erdogan nuk ka zot ta mbroje.Zoti te fal por dhe te ndeshkon kur ti satrap i merr Jeten robit te Zotit.Turp per brekushexhiun Rama qe e adhuron kete monster.Patjeter nje fund do kene te dy.

    Përgjigju ↓